TË FUNDIT

Arrestimi i serbit në veri, Sveçla: Kushdo që dirigjohet nga Beogradi për veprime kriminale, do të dalë para drejtësisë

Arrestimi i serbit në veri, Sveçla: Kushdo që dirigjohet nga Beogradi për veprime kriminale, do të dalë para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të serbit të dyshuar për plagosjen e dy zyrtarëve policorë.

Përmes një publikimi në “Facebook”, Sveçla ka thënë se kushdo që merr direktiva nga Beogradi për të bërë vepra kriminale, do të dalë para drejtësisë, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai pohoi se policët e Kosovës për çdo situatë, janë në hetime dhe po i koordinojnë veprimet me institucionet relevante.

“Njëri nga ta sot është arrestuar dhe i cili përveç që ka qenë i përfshirë në djegien e veturave në veri, si pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës duke i plagosur dy zyrtarë të saj”, shkruan ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *