TË FUNDIT

Hoti ironizon me caktimin e guvernatorit të BQK-së: Hap pas hapi…urime!

Hoti ironizon me caktimin e guvernatorit të BQK-së: Hap pas hapi…urime!

Ish-kryeministri i Kosovës e dikur edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, është deklaruar sërish rreth caktimit të Bashkim Nurbojës si guvernator i përkohshëm i BQK-së.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka treguar procedurat se si rrugëtoi deri te caktimi i Nurbojës të njërit prej institucioneve kryesore financiare në vend, përcjell lajmi.net.

Në fund fare ai edhe ironizoi, duke uruar. Më poshtë edhe postimi i plotë:

Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore:

1. Zgjedhja e Zëvendësguvernatorit u bojkotua gjatë tërë vitit 2022. Si rezultat, BQK mbeti pa Zëvendësguvernator, i cili në mungesë të Guvernatorit do të ushtronte detyrën e Guvernatorit.
2. Procesi i zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore u cenua me veprime joligjore nga ana e disa anëtarëve të panelit përzgjedhës. Si rezultat, Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës nuk mundi ta përcjell listën me propozime në seancë të Kuvendit për votim.
3. Ushtruesja e detyrës së Zëvendësguvernatorit duket se është shkarkuar këto ditë për t’i hapur rrugë Kryetarit të Bordit të Bankës Qendrore të marrë detyrën e Guvernatorit.
Urime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *