Vizat amerikane nuk janë privilegj për pushtetarët e korruptuar!
Letra e dy kongresmenëve amerikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, nuk duhet parë thjesht si një zhvillim diplomatik apo si një tjetër deklaratë që do të kalojë pa lënë gjurmë në politikën shqiptare.
Ajo rikthen në vëmendje një çështje thelbësore për të ardhmen e vendit, për të kuptuar dhe për të qenë më të qartë se askush, pavarësisht postit, pushtetit apo ndikimit politik, nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Nisma për shqyrtimin e kufizimeve të vizave amerikane ndaj zyrtarëve të lartë shqiptarë të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm është një çështje që meriton vëmendje dhe mbështetje në parimin e saj themelor.
Është e qartë si drita e diellit se korrupsioni domethënës në nivelet e larta të pushtetit politik nuk është thjesht një shkelje ligjore, por një rrezik potencial për demokracitë funksionale dhe shtetin e së drejtës.
Korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit është një akt që ligjvënësit duhet ta trajtojnë dhe ta sanksionojnë me ashpërsinë më të madhe të ligjit, si një nga format më të rënda të tradhtisë ndaj interesave madhore të kombit.
Ai nuk përbën thjesht një shkelje të ligjit, por një goditje të drejtpërdrejtë ndaj interesit publik, sepse varfëron qytetarët, grabit pasurinë e përbashkët, minon besimin te institucionet dhe cenon vetë themelet e demokracisë.
Për vite me radhë, shqiptarëve u është kërkuar të besojnë te reforma në drejtësi, te institucionet e reja, te lufta kundër pandëshkueshmërisë dhe te premtimi se askush nuk do të jetë më i paprekshëm.
Por ky premtim nuk mund të mbetet vetëm një slogan politik në retorikën e zakonshme të komunikimit publik.
Sot, më shumë se kurrë, është imperative që ky premtim të dëshmohet përmes shembujve konkretë, duke u materializuar në veprime dhe rezultate të prekshme, veçanërisht në rastet kur hetimet prekin zyrtarët e niveleve më të larta të pushtetit.
Nuk mund të kërkojmë drejtësi për qytetarët e zakonshëm dhe, njëkohësisht, të tolerojmë në mënyrë kaq abuzive imunitetin e pushtetarëve, siç ndodh rëndom në politikën shqiptare.
Koha e standardeve të dyfishta duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Në një shtet të së drejtës, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe askush nuk duhet të jetë i paprekshëm prej tij.
Pikërisht këtu qëndron rëndësia e nismës së kongresmenëve amerikanë. Mesazhi që përcillet është i qartë dhe nuk lë pas asnjë ekuivok.
Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk mund të reduktohen te fotografia diplomatike, te deklaratat e miqësisë apo retorika e partneritetit strategjik.
Ato duhet të mbështeten mbi vlera konkrete: demokracinë, shtetin e së drejtës, transparencën dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit.
Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Por këto nuk janë “medalje gjoksi” që mund të përdoren për konsum politik, por mirëfilli janë angazhime që kërkojnë standarde të larta demokratike dhe institucione të pavarura. Nuk mund të pretendojmë integrim evropian, ndërkohë që korrupsioni në nivelet më të larta të administratës dhe politikës mbetet një shqetësim serioz.
Një nga elementet më të rëndësishme të kësaj nisme është referimi te neni 7031(c) i legjislacionit amerikan. Ky mekanizëm i jep Sekretarit amerikan të Shtetit mundësinë të shpallë të papërshtatshëm për hyrje në SHBA çdo zyrtar të huaj dhe, në rastet e parashikuara, familjarët e tyre të afërt, kur ekzistojnë informacione të besueshme për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm apo shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Kjo nuk është një masë kundër Shqipërisë dhe aq më pak kundër qytetarëve shqiptarë, por një instrument që synon individët për të cilët ekzistojnë prova dhe informacion i besueshëm, në përputhje me ligjin amerikan.
Dhe këtu duhet bërë një dallim i qartë: një politikan i hetuar nuk është automatikisht fajtor, një i akuzuar nuk është i dënuar dhe çdo masë duhet të mbështetet në kritere ligjore, prova dhe procedura të drejta. Por asnjë funksion publik nuk mund të shërbejë si mburojë ndaj përgjegjësisë.
Pasaporta diplomatike, pushteti dhe lidhjet politike nuk mund të kthehen në imunitet ndërkombëtar për t’u mbrojtur nga ndëshkueshmëria e ligjit.
Nëse një zyrtar shqiptar mund të përballet me kufizime për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsionit të dokumentuar, ky është një sinjal se përgjegjësia publike nuk mbaron te kufijtë e vendit ku ushtrohet pushteti.
Për më tepër, kjo nismë duhet parë edhe në raport me mbrojtjen e SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë. Një reformë në drejtësi nuk mund të quhet e suksesshme vetëm sepse janë krijuar institucione të reja. Çdo tregues i rezultateve të këtij institucioni të pavarur matet nga aftësia për të hetuar dhe vepruar pa presion, pa ndërhyrje politike dhe pa dallime mes zyrtarëve të zakonshëm dhe atyre që mbajnë postet më të larta.
Nëse drejtësia godet vetëm të dobëtit, ndërsa të fuqishmit mbrohen përmes ndikimit politik, atëherë besimi i qytetarëve në shtet do të vazhdojë të gërryhet.
Sigurisht, përgjegjësia për të ndërtuar një shtet të së drejtës është para së gjithash shqiptare. Nuk mund t’ia delegojmë Uashingtonit apo Brukselit detyrën për të pastruar politikën tonë.
Por partnerët ndërkombëtarë kanë të drejtë dhe interes legjitim të kërkojnë llogaridhënie, sidomos kur kanë investuar politikisht dhe financiarisht në reformën institucionale të Shqipërisë.
Prandaj, rëndësia e kësaj letre nuk qëndron vetëm te mundësia e vendosjes së kufizimeve të vizave, por edhe te fakti se çështja e korrupsionit, pavarësisë së drejtësisë dhe funksionimit të demokracisë shqiptare po shtrohet në nivele të rëndësishme të politikëbërjes amerikane.
Në këtë kuptim, përgjigjja e administratës amerikane do të jetë një tregues i rëndësishëm për vazhdimësinë e kësaj qasjeje. Nuk duhet paragjykuar vendimi i saj, por duhet pritur që çdo vlerësim të bëhet mbi bazën e fakteve dhe standardeve të njëjta për të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike.
Shqipëria nuk ka nevojë për politikanë që shqetësohen se mos humbasin privilegjin e udhëtimit drejt Amerikës, por për politikanë të ndershëm e dinjitozë, njerëzorë dhe me integritet, që shqetësohen për mënyrën se si jetojnë qytetarët, për paratë publike, për funksionimin e drejtësisë dhe për besimin që njerëzit kanë humbur te shteti.
Në fund të fundit, një vend demokratik nuk matet nga numri i zyrtarëve që kanë viza amerikane, por nga numri i zyrtarëve që japin llogari përpara ligjit.
Amerika nuk duhet të jetë destinacioni ku pushtetarë shqiptarë, të cilët kanë shpërdoruar besimin dhe mandatin e qytetarëve, shkojnë sa herë të dëshirojnë për të gëzuar privilegjet e përfituara përmes abuzimit me detyrën dhe pushtetin, ndërkohë që në vendin e tyre qytetarët vazhdojnë të presin drejtësi, llogaridhënie dhe ndëshkimin e korrupsionit.
Zhvillimet e fundit në vendin tonë tregojnë se Shqipëria mund të hyjë në një fazë të re të vëmendjes dhe presionit ndërkombëtar për çështjen e korrupsionit dhe pavarësisë së drejtësisë.
Letra e kongresmenëve amerikanë Joe Wilson dhe Keith Self, veçanërisht në kontekstin e përplasjes së mazhorancës me SPAK-un për çështjen e Belinda Ballukut dhe mosmiratimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të saj, përbën një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar.
Nëse Uashingtoni vendos t’i japë këtij shqetësimi një përgjigje konkrete, përmes kufizimeve të vizave apo mekanizmave të tjerë ligjorë, kjo mund të shënojë një ndryshim të rëndësishëm në raportin me zyrtarë të caktuar të qeverisjes shqiptare.
Në thelb, çështja nuk është thjesht privilegji i udhëtimit drejt Amerikës, por respektimi i shtetit të së drejtës.
Një qeveri që kërkon të konsiderohet partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe kandidate serioze për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të dëshmojë se nuk e kushtëzon drejtësinë sipas interesave të pushtetit dhe se askush, sado i lartë të jetë posti i tij, nuk mund të vendoset mbi ligjin.
Prandaj, përgjigjja e Uashingtonit dhe sjellja e mëtejshme e mazhorancës ndaj SPAK-ut mund të përcaktojnë jo vetëm klimën politike të muajve të ardhshëm, por edhe besueshmërinë ndërkombëtare të Shqipërisë.
Është e papranueshme që ata që dyshohen se kanë cenuar interesat e vendit të gëzojnë privilegje jashtë tij, ndërsa qytetarët që u kanë besuar të presin ende drejtësinë në atdheun e tyre.
Kjo është edhe arsyeja pse debati i hapur nga kongresmenët amerikanë Joe Wilson dhe Keith Self meriton vëmendje të veçantë dhe duhet të trajtohet si një debat për standardet, përgjegjësinë dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Jo si një betejë mes partive, por si një çështje me interes të madh kombëtar, që prek interesin e çdo shqiptari që dëshiron një shtet ku ligji është mbi pushtetin.
Në një demokraci të vërtetë funksonale, ku duhet të sundojë vetëm ligji, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm.
As në Tiranë, as në Uashington dhe askund tjetër.
Renditjet ndërkombëtare të universiteteve nuk janë thjesht tabela statistikore ku institucionet arsimore vendosen në pozicione të ndryshme. Ato janë një instrument për të vlerësuar cilësinë e arsimit të lartë, kapacitetin…
Që në ish- Jugosllavi R e Maqedonisë sipas kushtetutës federale, po dhe shtetërore nuk ka qenë vetëm e maqedonasve, por edhe e shqiptarëve dhe turqëve, që të jemi më decid, derisa Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi ishin shtete…
Mosfunksionimi i sundimit të ligjit është në prag nëse marrëdhëniet e brishta të besimit midis qeverisë dhe qytetarëve, dhe midis vetë qytetarëve, nuk përmirësohen." Këshilli i shtetit paralajmëron për…
Shteti ynë i ngjan një ndërtese, të cilën banorët e saj e kanë ndotur pa pushim për vite me radhë, por që tani janë mbledhur para hyrjes për të protestuar kundër erës së keqe. Askush nuk e pranon…
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë nuk mund të kuptohet thjesht si një tragjedi familjare. Pas saj qëndron një histori e dhimbshme e konfliktit për përkujdesjen ndaj fëmijës, shfrytëzimin e pasurisë së përbashkët dhe…
Ballkani nuk është thjesht një hapësirë gjeografike në hartën e Evropës. Por është një rajon me histori të trazuar, me kujtesë të rëndë kolektive, me plagë që ende nuk janë mbyllur dhe me ëndrra…
Natyrisht, janë një tufë burimesh, faktorësh, forcash… që kanë ndezur dhe mbajnë në veprim krizat, trazirat, destabilitetin, protestat… në vendet kryesore të BE-së. Të brendshme e të jashtme. Të hershme e të reja apo…
Mospranimi eventual i kërkesave për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas protestave të 28 dhe 29 tetorit 2026, mund të shndërrohet në një…
Dhuna familjare – dukuri shoqërore dhe rrezik kriminal Nga këndvështrimi sociologjik dhe kriminologjik, vrasjet në kuadër të dhunës familjare nuk janë raste të izoluara, por pasoja të një dukurie që kërkon parandalim, trajtim…
Është vrarë me sëpatë nga kunati i saj, edhe pse kishte pasur nga Gjykata e Pejës një urdhër mbrojtës. U vra me sëpatë në shtëpinë e saj. Dyshohet se ky krim makabër ka ndodhur edhe në praninë e…
Në një demokraci, zbatimi i ligjit nga policia nuk është përgjegjësi personale e ministrit të Drejtësisë apo e ministrit të Brendshëm, aq më pak në kuptimin që ata të ndërhyjnë në vendimet e organeve të…
Katër ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet e Kosovës më në fund lëvizën. Policia pezulloi njëmbëdhjetë zyrtarë, mes tyre drejtuesin e rajonit të Pejës dhe komandantin e…
Vrasja e Arlinda Zekajt e ka tronditur Kosovën. Një grua që kishte trokitur në dyert e drejtësisë dhe kishte kërkuar mbrojtje, përfundoi viktimë e asaj prej së cilës kishte frikë. Para një tragjedie të tillë, zemërimi…
Qindra qytetarë të Kosovës dje demonstruan në mbrojtje të jetës së grave pasiqë ngjarja e fundit e sensibilizoi opinionin publik. Në vitet e fundit në Kosovë janë shtuar rastet e krimit dhe vrasjeve të grave. Për pasojë…
Sigurisht, po ndjek me vëmendje të shtuar jo vetëm humbjen e merituar, ose fundin pa lavdi të Aleksandër Vuçiç (ish-ministrit të propagandës të Millosheviçit/kasapit të Ballkanit si dhe për 14 vite Nr. 1 i Serbisë), por…
Shqipëria ka pasur profesorë të mëdhenj si Eqrem Çabej, Aleks Buda e shumë të tjerë, të cilët e ndërtuan autoritetin e tyre mbi dije të thella, kërkime shkencore dhe vepra me vlerë të qëndrueshme kombëtare. Sot,…
Zhvishe petkun e despotit, vish rason e murgut dhe IK! Pa e kthyer kokën pas, pa asnjë pendesë për zullumet e tua! Mendoje edhe një herë, me qetësi, dorëheqjen. Pastaj… IK! IK! Zhvishe petkun e sundimtarit, hiqe mantelin e pushtetit dhe…
Të mërkurën, në të njëjtën ditë, ndodhën dy gjëra që tregojnë sa larg kanë shkuar Tirana dhe Uashingtoni nga njëra-tjetra. Në Uashington, dy kongresmenë republikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, i shkruan…
Arlinda Zekaj kishte në dorë një urdhër mbrojtjeje gjashtëmujor, një vendim gjykate që i njihte të drejtën mbi shtëpinë dhe një vlerësim të prokurorit se kthimi i menjëhershëm atje mund t’i rrezikonte jetën….
Ka fraza që shqiptohen nga njerzë t[ë mëdhej, por që nuk plaken kurrë. Ka fjalë që, ndonëse të thëna vite më parë, vazhdojnë të godasin ndërgjegjen e një kombi edhe sot. E tillë është…
Bashkimi Evropian-BE është një bashkim politik dhe ekonomik i 27 shteteve evropiane që bashkëpunojnë për të garantuar paqen, sigurinë, përparimin dhe zhvillimin e bashkimit. Objektivat e tij kryesore janë -Paqja dhe stabiliteti midis…
Rasti i Arlinda Zekajt dhe dështimi i familjes, shoqërisë dhe institucioneve shtetërore për ta mbrojtur jetën e gruas. Mos pritni që një grua të vritet për ta besuar. Mos pritni një funeral për të kërkuar përgjegjësi….
Protesta e sivjetme e nisur si e bukura e dheut me emrin “Flamingo” dhe që aktualisht po udhëton në rrugë e më shumë mendje si “Protesta studentore”, edhe ky një emërtim tërheqës për shoqërinë, në vetvete…
Lajmi se Vuçiqi i humbi zgjedhjet, e ka tronditur Ramën. Ne plot 14 vite jemi mësuar vetëm të korrim fitore, i shkruan Rama, Vuçiqit. Basti ynë se cili do binte i pari, më nxori fitues. Taktika jote (që të ma punosh mua) të zgjidhesh…
Zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri, aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe çështjet e pazbardhura nga periudha e luftës në Kosovë, janë ndër temat për të cilat ka folur Dritan…
Barazia gjinore mes djalit dhe vajzës duhet të mësohet në shtëpi dhe të përsëritet në kopsht, në shkollë dhe në fakultet. Burri shqiptar duhet të mësojë se pa dashuri, pa drejtësi dhe pa barazi, nuk ka as familje…
Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip në Kosovë po përballej me një nga përiudhat më të rënda të historisë së tij, një grup arsimtarësh dhe drejtusish shkollash ndërmorren nismën historike për themelimin e…
Kur një universitet drejtohet nga një njeri që, sipas interesit të çastit, sillet si prokuror, si avokat, si gjykatës apo si ligjvënës, atëherë akademia rrezikon të shndërrohet në një aparat burokratik, ku procedura…
Urdhri i gjykatës, aktakuza dhe ndalimi nuk e shpëtuan Arlinda Zekajn. Hallkat që dështuan janë prokuroria dhe policia, por zhurma politike po drejtohet kryesisht te Ministria e Drejtësisë. Dorëheqja e një ministreje nuk ndreq zinxhirin që…
Serbia ka që nga korriku një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara. Kosova, aleatja më e sinqertë e Amerikës në Ballkan, e ka të pezulluar të sajin që nga shtatori i vitit 2025. Të premten e kaluar Ambasada amerikane në Prishtinë e tha…
Karakteri i hapur i demokracive përbën forcën e tyre, por përcakton edhe dobësinë e tyre. Ato janë të ndjeshme ndaj ndikimit nga kundërshtarët që mund të thirren në hapësirën dhe lirinë që ofron demokracia dhe nuk…
Ka njerëz që hyjnë në politikë për t’i shërbyer atdheut. Ka të tjerë që hyjnë në atdhe për t’i shërbyer vetvetes. Të parët e shohin pushtetin si përgjegjësi; të dytët si mundësi…
Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Kjo nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të…
Bota Sot shkroi se pas humbjes së Aleksandar Vuçiqit, Lista Serbe në Kosovë mbeti pa patron. Por Vuçiqi nuk humbi vetëm aleatin e tij në veri të Kosovës. Ai humbi edhe zërin e partnerit më të afërt që kishte në…
Historiografia e një kombi nuk shkruhet vetëm me bojën e dokumenteve zyrtare apo me gjakun e fushëbetejave; ajo frymëzohet dhe merr jetë mbi të gjitha në shpirtin e miteve dhe legjendave që trashëgohen brez pas brezi. Këto rrëfime…
Për më shumë se një dekadë, në veriun e Kosovës politika e serbëve është bërë nga Beogradi. Lista Serbe nuk ka qenë thjesht një parti e komunitetit serb. Ka qenë dega e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar…
A i duhet Shqipërisë një frymë e re? I dashur lexues, Kur një shoqëri përfshihet nga tensionet politike, protestat dhe pakënaqësitë qytetare, pyetja kryesore nuk duhet të jetë vetëm kush ka të drejtë në…
Ndryshimet politike në Serbi dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare e rikthejnë në vëmendje një çështje që nuk mund të trajtohet vetëm përmes numrave të…
Pa njohjen e së kaluarës, pa drejtësi për viktimat dhe pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pajtimi i qëndrueshëm në Ballkan mbetet një sfidë e madhe. Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi kanë…
Në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë civile, e konsideroj të nevojshëm hapjen e një debati të gjerë publik mbi dorëheqjen e qeverisë Rama dhe mundësinë e një zgjidhjeje institucionale që garanton…
Dëmi më i madh që Edi Rama i ka shkaktuar shoqërisë shqiptare nuk matet vetëm me problemet ekonomike, korrupsionin apo dobësimin e institucioneve. Ai qëndron edhe në deformimin e sistemit të vlerave, në përmbysjen e hierarkisë së…
Të dielën mbrëma, ndërsa në Beograd festohej rënia e Aleksandar Vuçiqit, disa qindra të rinj qëndronin sërish para Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Të hënën, në…
Të dielën, 25 tetor, Serbia bëri atë që shumëkush në rajon e mendonte të pamundur: e largoi nga pushteti Aleksandar Vuçiqin përmes kutisë së votimit. Sipas rezultateve paraprake, Lista Studentore mori rreth 52.5 për qind të…
Të dielën në mbrëmje, Aleksandar Vuçiqi bëri atë që shumëkush në Prishtinë nuk e besonte: pranoi humbjen. Sipas projeksioneve të para, Lista Studentore merr rreth 52 për qind të votave dhe shumicën në Kuvendin e…
Në Hungari, pas 16 vitesh pushteti të pandërprerë, Orban humbi zgjedhjet. Në Serbi, pas më shumë se një dekade kontrolli pothuajse absolut, Vuçiçi pranoi mbrëmjen e së dielës humbjen ngase Lista e Studentëve kishte fituar…
Në orën 20 të mbrëmjes së djeshme në Serbi u mbyllën qendrat e votimit dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi paraprakisht se diku nga ora 11.00 e asaj mbrëmjeje do të komunikonte fitoren e partisë së tij…
Në dy shkrimet e mia paraprake, kam bërë një analizë më të detajuar lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, kurse tani do të përmendi një arsye komplementare se, a do të mund të zbatohet ky ligj,…
Kur burokratët uzurpojnë universitetin dhe shkenca vihet në pranga
Diskriminimi nis dhe mësohet në shtëpi
Themelimi i celules së parë të arsimit në Kosovës
“Rama po e çon Shqipërinë drejt një krize të thellë” – Goxhaj me paralajmërim të fortë, ngre pikëpyetje edhe për vrasjet e figurave të UÇK-së
Vizat amerikane nuk janë privilegj për pushtetarët e korruptuar!
Kur shoqëria hesht dhe xhelozia primitive merr jetë grash
Në Bërvenicë duhet të vendosin qytetarët, jo politika nga lart!
Universitetet nuk maten me emrin, por me cilësinë e dijes që prodhojnë
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Aktorja britanike Georgia May Foote ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e reja nga pushimet në Dubai, ku është shfaqur…
Sydney Sweeney dhe Scooter Braun janë fotografuar së bashku në New York, ku kanë shijuar një mbrëmje në Upper West…
