Dua Lipa promovon letërsinë në Londër, merr pjesë në festivalin e njohur letrar
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër, ku ka drejtuar biseda me shkrimtaren Zadie Smith dhe ikonën e muzikës rock, Patti Smith.
Siç raporton Daily Mail , festivali është një nga ngjarjet letrare në kryeqytetin britanik që mbledh autorë, kritikë dhe lexues për të diskutuar mbi librat, krijimtarinë dhe zhvillimet në botën e letërsisë. Këtë vit, pjesëmarrja e këngëtares shqiptaro-britanike i dha ngjarjes edhe një dimension tjetër, duke tërhequr vëmendjen te angazhimi i saj në promovimin e leximit.
Përveç karrierës së suksesshme muzikore, Dua Lipa njihet edhe për pasionin e saj ndaj librave. Ajo drejton klubin e leximit Service95, përmes të cilit rekomandon vepra letrare dhe zhvillon biseda e intervista me shkrimtarë të njohur, transmeton Telegrafi.
Përmes këtij projekti, këngëtarja promovon letërsinë dhe krijon hapësirë për diskutime rreth librave dhe autorëve, duke dëshmuar se angazhimi i saj shtrihet përtej muzikës.
Pjesëmarrja në Festivalin e Letërsisë në Londër është një tjetër dëshmi e interesimit të saj për botën e librave dhe e ndikimit që artistët mund të kenë në nxitjen e leximit, duke afruar një publik më të gjerë me krijimtarinë letrare. /Telegrafi/
