Gjendja e Juventusit, trajneri rrezikon shkarkimin!
Juventusi humbi 2-0 në Genova dhe pronarët do të marrin një vendim. Humbja largoi dyshimet e fundit mbi atë çfarë është sot Juventusi. Luciano Spalletti regjistroi ndeshjen numër 50 në stolin bardhezi, duke prekur pikën më të ulët që kur drejton këtë skuadër.
Fiks një vit pas firmës për akordin e parë prej 8 muajsh, pastaj rinovimi deri më 2028-ën, Juventusi ndodhet në një moment reflektimi të thellë mbi të ardhmen. Në botën bardhezi nuk funksionon thuajse asgjë.Genoa ishte padrone e fushës, Juventus mbeti aty duke parë. Shumë lojtarë nuk kanë entuziazëm dhe e kanë kokën plot me mendime të këqija.
De Rossi arriti të transmetojë adrenalinë, por Spalletti nuk e largoi rrezikun. I kërkoi Gatti-t të transformohej që në fillim në një sulmues të shtuar, por kjo nuk është një lavizje katalogu “spallettate”.
Juventusi nuk duket kur ngrihet sipari. Klubi është në “shok” dhe rrallë është parë një skuadër e tillë që luan sikur të kishte një peshë mbi shpinë. Trajneri Spalletti ka një mesatare pikësh 1.78 për ndeshje, më pak se Thiago Motta (1.79) dhe më shumë se Igor Tudor (1.76). Ka humbur 3 ndeshje nga 9 deri tani në kampionat.
Tani pronarët duhet të japin një sinjal. John Elkann ka një raport me trajnerin, por besimi ushqehet me rezultate. Të dielën në “Allianz Stadium” luhet sfida me Napolin dhe do të jetë një “provim”, sepse trajneri rrezikon shumë largimin nga stoli bardhezi.
