POLITIKATË FUNDIT

Avokatja e Albert Sylajt në seancë dëgjimore: Ai u vetëdorëzua për hatër të nënës, ishte në gjendje…

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

Sipas aktvendimit të Gjykatës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, të pandehurit Sylaj masa e paraburgimit do t’i llogaritet deri më 27 nëntor 2026.

Sipas vendimit, avokatja e Sylajt, e caktuar sipas detyrës zyrtare- Katarina Voksani, në seancën dëgjimore ka deklaruar se i dyshuari është vetëdorëzuar tek Policia, pasi e ka bindur nëna e tij të cilën e kishte thirrur për “t’ia kërkuar hallallin”, ngase sipas saj, ai ishte gati të vetëvritej.

Aty thuhet se prokurorja Sahide Gashi në seancë dëgjimore tha se Policia Rajonale e Pejës më 27 tetor kanë paraqitur kallëzim penal ndaj të pandehurit, të cilit i kanë paraprirë raportet e hetuesve, e pas vlerësimit të provave kanë nisur hetimet zyrtare në drejtim të të pandehurit.

Gashi kishte thënë në seancë se është vërtetuar dyshimi i bazuar se Sylaj kreu vrasjen e Arlinda Zekajt në mënyrë mizore, nga hakmarrja për ndalimin e vëllait të tij nga Policia, Jeton Sylaj.

E kjo, sipas vendimit, prokurorja ka thënë se vërtetohet edhe bazuar në provat që kanë.

Prokuroria ka arsyetuar se nëse i pandehuri lihet në liri apo i caktohet ndonjë masë alternative, do të arratiset dhe t’i shmanget procedurës penale. Kjo bazuar në faktin që i njëjti pas vrasjes ishte arratisur, dhe marrë për bazë edhe dënimin që mund t’i shqiptohet për veprën që dyshohet, e i cili mund të jetë deri në burgim të përjetshëm.

Më tej, sipas vendimit, prokurorja tha se hetuesia ende nuk ka arritur t’i marrë në pyetje dëshmitarët okularë të rastit: nëna e të pandehurit, vajza e djali i tij, por edhe djali i viktimës (që të gjithë minorë), si dhe bashkëshortja dhe vëllai i tij, Dritoni. Si dhe personat tjerë që janë në dijeni për rrethanat që kanë sjellë deri tek ky rast tragjik (familjarët e të afërmit tjerë të viktimës, dhe pjesëtarët e Policisë që janë marrë me rastet e ndërlidhura).

Aty thuhet se i pandehuri Sylaj po ashtu ka pranuar se posedon një armë pa leje, e cila ende nuk është siguruar. Dhe se sipas ekstraktit mbi dënimet, ai është i dënuar me katër aktgjykime të formës së prerë.

Gjithnjë sipas vendimit, mbrojtësja e Sylajt, avokatja e caktuar sipas detyrës zyrtare- Katarina Voksani, tha se edhe pse është arratisur i mbrojturi i saj, ai me vetëdëshirë është dorëzuar në shtëpinë e tij në Deçan.

“…por se paraprakisht e ka thirrur nënën e tij në telefon duke i kërkuar hallallin e fundit sepse ka qenë në gjendje të bëjë vetëvrasje për një vepër të tillë të cilën e ka kryer, por që nëna si çdo nënë i ka dhënë “në qoftë se dëshiron edhe mua të më shohësh të vdekur, dhe pash gjinin që ta kam japur mos e kryej një akt të tillë por dorëzoju organeve të ligjit, të cilët do ti marrin parasysh të gjitha rrethanat që kanë ndikuar për ndërmarrjen e një veprimi të tillë“, citohet se deklaroi Voksani.

Më tej, thuhet se avokatja deklaroi se me atë rast, me të gjithë familjarët kanë shkuar Njësiti Policor në shtëpinë e të pandehurit për ta arrestuar.

Sipas saj, aty ka qenë edhe vëllai tjetër i Sylajt i cili është në liri, e që policët e kanë sulmuar në mënyrë brutale, duke menduar se është tani i dyshuari.

“ I njëjti pas një kohe ka dalur me duar të ngritura lartë dhe ka thënë se unë po vetëdorëzohem për hir të nënës time”, tha Voksani.

Andaj, ajo kërkoi që ndaj Albert Sylajt të caktohet masa e dorëzanisë, ngase sipas saj nuk ekziston rreziku i ikjes dhe se sipas saj, ai ka bashkëpunur me policinë gjatë arrestimit.

I pandehuri Sylaj mbështeti fjalën e avokates dhe nuk shtoi asgjë tjetër.

Më pas, Gjykata gjeti se kërkesa e Prokurorisë për paraburgim është e bazuar, e kjo duke marrë për bazë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, rrezikun e arratisjes e faktin se ishte arratisur pas rastit, mundësinë e ndikimit në dëshmitarët okularë që s’janë marrë në pyetje ende, si dhe evidencën penale të tij.

Gjykata ka gjetur se masat tjera alternative, përfshirë këtu edhe dorëzaninë e propozuar nga mbrojtja, nuk janë të mjaftueshme për sigurmin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.

Sylaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh Komandant i Komandës për Evropë të Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Alexus Grynkewich, i…

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës. Suspendimet janë bërë me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ndërsa…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Kurti u ka kërkuar Ministrisë së…

Arlinda Zekaj kishte urdhër mbrojtjeje, por aktakuza ndaj bashkëshortit të saj mbërriti vetëm pasi ajo u vra. Ky zbulim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës e ka kthyer vrasjen e 49-vjeçares në Vitomiricë të Pejës në…

Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi se suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi si dhe që caktoi ushtruese të detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Pejë, Valbona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për takimin e së ngarkuarës me punë të kësaj policie, Anu Prattipati, me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Sipas njoftimit të ambasadës, Prattipati…

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe abuzim me financat publike. Gjatë debatit në Kuvend, Hoti ka kritikuar mënyrën…

Kuvendi i Kosovës ka themeluar me 90 vota për Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe për trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje. Komisioni do t’i…

Modeli aktual i financimit të lejes së lehonisë në Kosovë po krijon pabarazi në tregun e punës, ndërsa kërkohet përfshirje më e madhe e shtetit në mbulimin e kostove dhe zgjerimi i të drejtave të baballarëve për pushim…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka…

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka suspenduar të enjten Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj. Vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekajt në…

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Në votimin e zhvilluar në Kuvend, 66 deputetë votuan për projektligjin,…

Partia Demokratike e Kosovës sot ka propozuar 24 amendamente për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, por vetëm një ka marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend. Deputeti…

Presidentja Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich, me të cilin diskutoi mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në…

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar sot se nuk do të kursehet askush nëse konstatohet neglizhencë institucionale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Hoti, ministria e të cilit ka…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur sot kritika në seancën e Kuvendit ndaj Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, gjatë shqyrtimit…

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn. Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të…

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Në të pritet të shqyrtohet raporti për veprimet e…

Gjykata e Apelit ka mbajtur sot seancën e kolegjit, në të cilën u shqyrtuan ankesat kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, vendim me të cilin Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u shpallën fajtorë dhe u dënuan…

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca, kanë shprehur kundërshtimin ndaj shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026. Në seancën e…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit se paga e 13-të për vitin 2026 është paraparë të paguhet në fillim të vitit të ardhshëm. Duke folur për këtë çështje, Murati ka…

Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të prononcohet për audioincizimet e publikuara nga biseda e tij me tashmë të ndjerën Arlinda Zekaj, në zyrën e tij, ku ajo shprehte shqetësimet për sigurinë e vet dhe…

Në Prishtinë po mbahet konferenca ndërkombëtare “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: sfidat ligjore, të drejtat e njeriut dhe çështjet operacionale”, e…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim zëvendëskryeministrin e tretë të Kosovës për çështje të pakicave dhe bashkëpunim Fikrim Damka, të shoqëruar edhe nga dy deputetë të…

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ministrin e Infrastrukturës, Dimal Bashën, lidhur me projektet e papërfunduara. Bajrami, drejtuar Bashës, i ka thënë këtij të fundit e ministrinë që ai e drejton e…

Dhoma e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë ka miratuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për rritjen e kufirit të fjalëve në njoftimet e apelit kundër…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës nuk përfitojnë nga vendimi për pagën e 13-të, pasi nuk janë pjesë e listës së pagave që ekzekutohet nga Thesari i…

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka deklaruar se punimet në autostradën e Gjilanit kanë arritur në afro 80%. Duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të Hykmete Bajramit, Basha bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar me…

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale arreston dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës” Prishtinë, 29 tetor 2026 Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve…

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi për zyrtarët që, sipas saj, nuk e mbrojtën atë. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kritikuar institucionet, duke…

Rasti i Arlinda Zekajt dhe dhuna ndaj grave ishin në fokus të një deklarimi në Kuvend, ku deputetja Edona Llalloshi bëri thirrje për bashkim dhe veprime konkrete institucionale për parandalimin e rasteve të tilla. Ajo tha se tragjedia e Arlindës duhet…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e uroi për marrjen e…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura, duke paralajmëruar se në rast të shkeljeve do të kërkojë…

Gjykata e Apelit pritet ta shqyrtojë nga ora 11:10, ankesën e Naim Murselit kundër dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt. Mbrojtja kërkon anulimin e aktgjykimit ose dënim më të butë, ndërsa familja e…

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi kërkoi hetim penal për përgjegjësit në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën nga kunari i saj në shtëpinë e saj në Vitomiricë të…

Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi u prit me entuziazëm në shumë kryeqytete evropiane. Gazeta më me ndikim gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), paralajmëron se programi i fituesve ndaj Kosovës mund ta…

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kërkuar që Kosova të ndërtojë një strategji të diplomacisë kulturore, publike dhe historike, përmes së cilës do ta shpjegonte para botës kontekstin e luftës çlirimtare dhe rrugën…

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar rastet e raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj. Në një përgjigje për Radio Dukagjinin, IPK-ja ka konfirmuar se veprimet…

Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë zbuluar identitetin e një zyrtari policor nga Peja i cili kishte komunikim të drejtpërdrejtë me të ndjerën Arlinda Zekaj, disa ditët para vrasjes së saj. Sipas incizimit, zyrtari nga policia…

Në Gjykatën Supreme të enjten po mbahet seanca gjyqësore ku shqyrtohet kërkesa për mbrojtjie të ligjshmërisë në rastin ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Në këtë rast,…

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për Punë Sociale në Pejë. Kjo, lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra ditë më parë në…

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar 12 kamionë ushtarakë të tipit UNIMOG – Mercedes-Benz 5T, 4×4, të blerë për nevojat e saj. Në ceremoninë e pranimit…

Incizimet e publikuara së fundmi në media zbardhin detaje tronditëse nga ngjarjet që i paraprinë vrasjes së Arlinda Zekajt. Sipas bisedës së publikuar, disa ditë para vrasjes, Arlinda Zekaj kishte shkuar në polici për të kërkuar…

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka caktuar seancën fillestare më 21 dhjetor 2026, ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të akuzuarve tjerë, për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës, saktësisht për…

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit. Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 21:10, kur mbikëqyrësi i institucionit ka raportuar se dy personat,…

Një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026 parasheh ndarjen e mjeteve për pagën e 13-të, kompensimin retroaktiv të përvojës së punës dhe mbulimin e kostos së pensioneve…

Kurti nga Samiti i Berlinit: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat me BE’në

Irlanda shqyrton rritjen e trupave në KFOR

Presidentja pritet ta kthejë sot në Kuvend Ligjin për Specialen

​Kërkohet rishikimi i lejes së lehonisë në Kosovë, theksohen pabarazitë në tregun e punës

Disa paralele krahasuese për reagimin e shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri!

“Fitorja e studentëve në Beograd, shembull për revoltën e Tiranës”!

Rrumpalla e titujve akademikë: Kur profesori nuk është më garanci e shkencës

Mbathja… Edi, mbathja nga Shqipëria!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Millie Mackintosh ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të guximshme në premierën e filmit “The Hunger Games:…

Aktorja e njohur Sienna Miller ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa shijoi një mbrëmje romantike me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *