TË FUNDIT

Arrestohen katër familjarë në Kamenicë, u rrahën për çështje pronësore

Arrestohen katër familjarë në Kamenicë, u rrahën për çështje pronësore

Katër persona janë arrestuar në Kamenicë, për shkak se dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete për çështje pronësore.

Të dyshuarit, të cilët janë familjarë në mes vete, dyshohet se kanë përdorur edhe mjete të forta gjatë përleshjes, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e kësaj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas trajtimit, katër burrat janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *