TË FUNDIT

Genoa e trondit Juventusin, Zhegrova zhvillon 45 minuta lojë

Genoa ka marrë pikët e plota në shtëpi për të shokuar Juventusin, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.

Edhe pse “Bianconerët” ishin favorit, vendasit triumfuan me rezultat 2-0, sfidë në të cilën Edon Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë.

Kinglsey Ehizibue shënoi një gol të bukur pas asistimit të Baldanzi për të kaluar Genoan në epërsi (12’).

Ndërsa, goditjen e dytë ia dha Tommaso Baldanzi pas një reagimi të dobët së portierit mysafir (29’).

FT |⌛️| Finisce così.@EASPORTSFC @easportsfcit#GenoaJuve https://t.co/BUfSWQs7x8 — JuventusFC (@juventusfc) October 28, 2026

Trajneri Luciano Spalletti e inkuadroi Edon Zhegrovën menjëherë në pjesën e dytë, megjithatë pavarësisht tentimeve assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen e Genoas.

Ylli i Kosovës ishte afër të shënonte dy herë mirëpo Bijlow me super pritje s’e lejoi ta dërgonte topin brenda rrjetës.

Kësisoj, Juventusi qëndron në pozitën e tetë me 14 pikë ndërsa Genoa zë pozitën e 13-të me 10 sosh./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *