Brikena befason me deklaratën: Jam pronë private e Mateo Borrit
Brikena Selmani dhe Mateo Borri vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të komentuara në botën e showbizit shqiptar, ndërsa raporti i tyre mbetet në qendër të vëmendjes së ndjekësve.
Çdo paraqitje e tyre në rrjetet sociale zgjon interes, me fansat që ndjekin nga afër momentet që dyshja ndan me publikun.
Së fundmi, ka qenë Brikena ajo që ka tërhequr vëmendjen me një postim në InstaStory, përmes të cilit duket se ka përcjellë një mesazh interesant që lidhet me partnerin e saj, Mateon.
Ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me një bluzë me mbishkrimin: “Jam pronë private e Mateos”.
Por, përveç mbishkrimit në bluzë, vëmendje ka marrë edhe përshkrimi që Brikena i ka bashkëngjitur fotografisë.
“Kur do ta kuptoni”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin me një mesazh që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.
View this post on Instagram A post shared by Brikena Selmani (@itsbriki)
Ky postim është një tjetër moment që ka nxitur interes rreth raportit të çiftit, i cili vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Brikena Selmani dhe Mateo Borri u bënë të njohur për publikun edhe përmes pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania.
Pas përfundimit të spektaklit, raporti i tyre ka vazhduar të jetë temë diskutimi mes fansave, të cilët tregojnë interes të vazhdueshëm për zhvillimet në jetën e tyre personale.
