POLITIKATË FUNDIT

Durmishi: Propozim-ligji për transformimin e kontratave në punësim të përhershëm, fund shantazhit politik

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar se shumica parlamentare ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligjin që mundëson transformimin e kontratave të punës në marrëdhënie të rregullt dhe të përhershme pune për personat që i plotësojnë kushtet ligjore.

Në një video-paraqitje, Durmishi theksoi se nisma synon të rrisë sigurinë në punë dhe të garantojë të drejtat sociale e pensionale të punonjësve, duke u dhënë fund, siç tha ai, presioneve politike përmes kontratave të punës.

„Punësimi duhet të bazohet në ligj, meritë dhe të drejta të garantuara“, deklaroi Durmishi.

Ai shtoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë angazhimin për kushte më të mira pune dhe punë të denjë.

„Punëtori nuk do të jetë më peng i politikës“, theksoi Durmishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *