TË FUNDIT

Kosova U15 e Ilir Nallbanit po shkëlqen në Baku, pas dy fitoreve prek çerekfinalen

Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani ka regjistruar dy fitore në FIFA World Cup & Festival U15, që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, duke siguruar avancimin në çerekfinale të Grupit D.

Dardanët triumfuan fillimisht bindshëm ndaj Tahitit me rezultat 4-0, ndërsa më pas mposhtën Sierra Leonen me rezultat minimal 1-0.

Pas këtyre rezultateve pozitive, Kosova do të përballet nesër (e enjte) me Republikën Dominikane, në kërkim të një tjetër suksesi në këtë turne ndërkombëtar.

Kosova U15 në grupe i shënoi tri fitore ndërsa i pësoi dy humbje. Ka fituar ndaj Afrikës së Jugut, Maldiveve dhe Anguilës, ndërsa humbi nga Estonia dhe Franca.

Paraqitjet e mira të futbollistëve të rinj kosovarë janë një sinjal pozitiv për të ardhmen, teksa ata vazhdojnë të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *