TË FUNDIT

Ish-lojtari i Barcelonës rrëfen betejën me depresionin: Për katër vjet nuk bëra asgjë, vetëm rrija në divan

Jérémy Mathieu, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Kombëtares së Francës, ka rrëfyer hapur për periudhën e vështirë që përjetoi pas përfundimit të karrierës profesionale, duke zbuluar se për katër vjet u përball me depresionin dhe qëndroi kryesisht i mbyllur në shtëpi.

Francezi 42-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në gju në vitin 2020, gjatë kohës kur luante për Sporting Lisbonën, duke u detyruar t'i jepte fund karrierës si futbollist. Para këtij momenti, ai kishte luajtur për Sochaux, Toulouse, Valencia dhe Barcelonën, me të cilën fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2015.

Në një intervistë për revistën franceze So Foot , Mathieu tregoi se ndërprerja e papritur e karrierës e la të papërgatitur për jetën larg futbollit.

“Gjithçka u ndal papritur. Mbaja një mbrojtëse në gju dhe nuk mund të bëja shumë. Rashë në një spirale negative. Isha në depresion, nuk ka kuptim ta fsheh. Më mungonin fusha, dhoma e zhveshjes dhe gjithçka që njihja. Për shkak të dëmtimit, nuk pata kohë të përgatitesha për jetën pas futbollit”, deklaroi ai.

Ish-mbrojtësi zbuloi se për një periudhë katërvjeçare e kishte humbur interesimin për aktivitetet e përditshme dhe se mbështetja e bashkëshortes ishte vendimtare për të përballuar atë periudhë.

“Për katër vjet, gjithçka më dukej e errët. Për fat të mirë, gruaja ime ishte pranë meje dhe më ndihmoi të dilja nga kjo situatë. Nuk dija më çfarë të bëja. Isha plotësisht i humbur. Qëndroja në shtëpi 24 orë në ditë. Dilja herë pas here, por jo për shumë gjatë. Ulesha në divan, shikoja televizor dhe përdorja telefonin. Nuk më interesonte më futbolli”, rrëfeu Mathieu.

Puna në një dyqan sportiv e ndihmoi të niste nga e para

Një hap i rëndësishëm drejt rikthimit në jetën normale ishte puna në një dyqan të pajisjeve sportive pranë Marsejës, ku filloi të punonte rreth dy vjet më parë. Fotografia e ish-fituesit të Ligës së Kampionëve duke punuar në dyqan u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta.

Megjithatë, Mathieu shpjegoi se vendimi i tij nuk kishte të bënte me paratë, por me nevojën për t'u rikthyer në jetën shoqërore dhe për të gjetur një rutinë të re.

“Ajo punë më ndihmoi të dilja nga një periudhë e keqe. Rifitova veten dhe jetën time shoqërore, ndërsa më në fund fillova të jetoja përsëri. Shumë njerëz shkruan se kisha falimentuar dhe nuk kisha investuar paratë e mia. Klientët më pyesnin se çfarë bëja aty, kur kisha luajtur për Barcelonën dhe kisha fituar shumë para. Por nuk bëhej fjalë për këtë”, theksoi ai.

🚨🚨 « 𝗝’𝗔𝗩𝗔𝗜𝗦 𝗘𝗡𝗩𝗜𝗘 𝗗𝗘 𝗟𝗘𝗨𝗥 𝗗𝗜𝗥𝗘 : “𝗠𝗔𝗜𝗦 𝗩𝗔 𝗧𝗘 𝗙𝗔𝗜𝗥𝗘 𝗙𝗢𝗨𝗧𝗥𝗘”. 🤬 »Contrairement aux rumeurs, JÉRÉMY MATHIEU 🇫🇷 N’A PAS TRAVAILLÉ À INTERSPORT PARCE QU’IL AVAIT BESOIN D’ARGENT 💰❌« LOIN DE LÀ, JE NE SUIS PAS À LA RUE. J’avais juste besoin de retrouver une vie sociale pour m’en sortir. (…)Des clients venaient discuter gentiment avec moi, d’autres étaient méchants et me demandaient cash ce que je foutais là et si j’avais encore de l’argent. J’avais envie de leur répondre : “𝗠𝗔𝗜𝗦 𝗩𝗔 𝗧𝗘 𝗙𝗔𝗜𝗥𝗘 𝗙𝗢𝗨𝗧𝗥𝗘.” (…) 🤬𝗖𝗲 𝘁𝗿𝗮𝘃𝗮𝗶𝗹 𝗺’𝗮 𝗽𝗲𝗿𝗺𝗶𝘀 𝗱𝗲 𝗿𝗲𝗽𝗿𝗲𝗻𝗱𝗿𝗲 𝗱𝗲𝘀 𝗰𝗼𝘂𝗹𝗲𝘂𝗿𝘀, 𝗱𝗲 𝗿𝗲𝘁𝗿𝗼𝘂𝘃𝗲𝗿 𝘂𝗻𝗲 𝘃𝗶𝗲 𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲 𝗲𝘁, 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗹𝗲𝗺𝗲𝗻𝘁, 𝗱𝗲 𝗿𝗲𝘃𝗶𝘃𝗿𝗲. C’est là que j’ai eu le déclic pour sortir de cette mauvaise période. (…)Si je comprends les moqueries ? NON, JE NE LE COMPRENDS PAS. C’est mesquin. ❌😤LA PLUPART DE CES PERSONNES SONT DERRIÈRE LEUR ORDINATEUR. ELLES NE CONNAISSENT NI MA VIE NI CE QUE J’AI VÉCU. Elles ne voient que l’argent, jamais le côté humain. Beaucoup ont écrit que j’étais ruiné et que je n’avais pas investi. 𝗖’𝗲𝘀𝘁 𝘁𝘆𝗽𝗶𝗾𝘂𝗲𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗳𝗿𝗮𝗻𝗰̧𝗮𝗶𝘀 : 𝗶𝗰𝗶, 𝗼𝗻 𝗻𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗲 𝗾𝘂𝗲 𝗱’𝗮𝗿𝗴𝗲𝗻𝘁. 𝗜𝗹 𝗻’𝘆 𝗮 𝗮𝘂𝗰𝘂𝗻 𝗰𝗼̂𝘁𝗲́ 𝗵𝘂𝗺𝗮𝗶𝗻. Après, ON SE DEMANDE POURQUOI LA FRANCE NE TOURNE PAS ROND. Je ne veux pas entrer dans la politique, parce que chacun a ses opinions, mais c’est compliqué. 🤷♂️ Lorsque des clients me croisaient chez Intersport, certains me demandaient aussi : “𝗣𝗼𝘂𝗿𝗾𝘂𝗼𝗶 𝘁𝘂 𝗲𝘀 𝗹𝗮̀ ? 𝗧𝘂 𝗲́𝘁𝗮𝗶𝘀 𝗮̀ 𝗕𝗮𝗿𝗰𝗲𝗹𝗼𝗻𝗲, 𝘁𝘂 𝗮𝘀 𝗽𝗹𝗲𝗶𝗻 𝗱’𝗮𝗿𝗴𝗲𝗻𝘁 !”MAIS ÇA N’AVAIT RIEN À VOIR. »(@sofoot) — BeFootball (@_BeFootball) October 28, 2026

Tashmë synon të bëhet trajner

Pas përvojës së vështirë pas përfundimit të karrierës, Mathieu ka nisur një kapitull të ri në futboll. Ai aktualisht stërvit ekipin U15 në Aix-en-Provence dhe po ndjek studimet për t'u bërë trajner profesionist.

Ëndrra e tij është që në të ardhmen të punojë në një akademi futbolli, ku mund t'ua përcjellë përvojën dhe njohuritë e fituara gjatë karrierës gjeneratave të reja. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *