Van Gogh: Nga yjet e vërteta te ekspozita e Prishtinës
Studimi i ri koreano-jugor tregon se “Natë me yje” mund të jetë frymëzuar nga një konfigurim real i trupave qiellorë më 22 korrik 1889. Njëkohësisht, Londra dhe Prishtina po festojnë artin e piktorit holandez në ekspozita të ndryshme
Astronomët thonë se vepra “Natë me yje” e Van Goghut mund të jetë frymëzuar nga një konfigurim real i trupave qiellorë e jo thjesht nga imagjinata e tij.
Si një fenomen i zakonshëm natyror që vërehet te lëngjet, uji në lëvizje, rrymat oqeanike, qarkullimi i gjakut, retë e dendura të stuhisë rrjedha turbulente është kaotike, pasi vorbulla ose rrotullime më të mëdha formohen dhe më pas shpërbëhen në të tjera më të vogla.
Në vitet 1940, matematikani sovjetik Andrey Kolmogorov përshkroi një marrëdhënie matematikore midis luhatjeve në shpejtësinë e një rrjedhe dhe shpejtësisë me të cilën shpërndahet energjia e saj .
Sipas studimit të botuar në revistën Scientific Reports , studiues nga kompania koreano-jugore e shkencave hapësinore SLLAB dhe Universiteti Kyung Hee në Seul pretendojnë se kanë identifikuar qiellin real të natës që mund të jetë pasqyruar nga piktori post-impresionist holandez.
Simulimi i tyre tregon se në orët e hershme të 22 korrikut 1889, Hëna dhe planeti Venus ndodheshin në cepa të kundërta të kornizës: Hëna lart në të djathtë, ndërsa Venusi poshtë në të majtë. Mes tyre ndodhej grupimi yjor i Hyadave, i përbërë nga qindra yje në konstelacionin e Demit (Taurus).
Elijah Jeong-hyun Kim – autori kryesor i studimit, astronom, inxhinier dhe CEO i SLLAB.
Studiuesit përdorën një analizë të formës të quajtur “Procrustes Shape Analysis” , e cila eliminon dallimet në pozicion, madhësi dhe rrotullim, duke krahasuar më pas vetëm formën e dy bashkësive pikash. Kjo u mundësoi atyre të gjenin një përputhje të ngushtë midis pesë yjeve në grupimin qendror të veprës “Natë me yje” dhe grupimit të yjeve në tufën e Hyadave atë natë.
“Pozicionet relative të yjeve ruajnë strukturën bazë të Hyadave,” përfunduan studiuesit, duke shtuar se kjo tregon se vepra “nuk krijoi një qiell imagjinar, por transferoi në pikturë një konfigurim të vëzhguar, përmes një theksimi stilistik.”
Ekziston megjithatë një kontroversi kohore. Sipas Muzeut të Artit Modern në Nju Jork, ku ruhet vepra, “Natë me yje” është pikturuar në mesin e qershorit të vitit 1889. Ky përcaktim bazohet në një letër që Van Gogu i shkroi vëllait të tij Theos rreth datës 18 qershor:
“Më në fund kam një peizazh me ullinj, si dhe një studim të ri të një qielli me yje.”
Megjithatë, sipas studimit, në atë periudhë Hëna ishte pothuajse e plotë, ndërsa në pikturën e Van Goghut ajo shfaqet në formën e një gjysmëhëne në fazën e zvogëlimit.
“Periudha kohore e propozuar së fundmi, ajo e muajit korrik, mbështetet nga një analizë e mëparshme e pikturës së Van Gogut, e cila sugjeron se artisti i la të papikturuara hapësirat për yjet, duke i mbushur ato vetëm pasi kishte përfunduar qiellin blu,” thanë studiuesit.
Interpretimi duhet bërë “me kujdes”, paralajmëron Yongxiang Huang , profesor i asociuar në Qendrën për Meteorologjinë Detare dhe Ndryshimet Klimatike në Universitetin Xiamen në Kinë.
“Vincent van Gogh ishte një mjeshtër post-impresionist, jo një aparat fotografik optik,” tha Huang, i cili nuk mori pjesë në studim. “Përpjekja për të përcaktuar një datë të saktë, bazuar kryesisht në koordinatat qiellore të pikturuara në një pikturë, mbetet një qasje e pasigurt.”
Sidoqoftë, astronomja Ulrike Kuchner, studiuese ndërdisiplinore në fushën e artit dhe shkencës, vëren:
“Vincent ka gjasa t’i ketë ndërthurur ‘imagjinatën’ dhe ‘vëzhgimin’. Për shembull, mospërputhja më e qartë me datën e qershorit është forma e hënës. Po sikur atij thjesht të mos i pëlqente hëna më e plotë dhe të ketë përdorur lirinë e tij artistike?”
Ajo përshkruan punimin e re si “punë hetimore emocionuese”, duke shtuar se nëse data ndryshon, atëherë edhe librat e historisë që trajtojnë gjendjen e tij shëndetësore duhen përditësuar.
Ndërsa astronomët debatojnë për datat e saktë, Londra po feston artin e Van Goghut në mënyrë spektakolare. Ekspozita “Van Gogh: Poets and Lovers” në National Gallery ka tërhequr 283,499 vizitorë që nga hapja e saj më 14 shtator, duke u bërë e treta ekspozitë më popullore paguar në historinë e galerisë.
Për herë të parë në historinë e galerisë (nga fillimi i saj), ekspozita mbahet e hapur 24 orë gjatë fundjavës së fundit, duke i dhënë publikut mundësinë të përjetojë pikturat e Van Goghut gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit.
Edhe Prishtina po i kushton një vëmendje të veçantë artistit holandez. Për herë të parë në Kosovë, veprat e Vincent van Goghut prezantohen në një format inovativ, larg mënyrës tradicionale të ekspozimit të pikturave në mure.
Përmes një përvoje moderne dhe imersive në hapësirat e Deep Space Prishtina , vizitorët kanë mundësi jo vetëm ta shohin artin e post-impresionistit të njohur holandez, por edhe ta përjetojnë atë në një dimension krejtësisht tjetër. Ekspozita është e hapur nga 20 tetor deri më 3 nëntor 2026 .
Në këtë ekspozitë imersive, veprat shfaqen në përmasa të mëdha përmes projeksioneve dhe efekteve vizuale, duke krijuar ndjesinë sikur vizitorët ndodhen brenda një pikture. Arti, teknologjia dhe muzika ndërthuren për të krijuar një përvojë të veçantë për publikun.
Ekspozita vjen në kuadër të Prishtina Music Conference, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Astrid de Vries, tha në hapje:
“Jo shumë njerëz e dinë, por Van Gogu kaloi një vit në Londër, në vitet 1873–1874. Në atë kohë, ai nuk ishte ende piktor, por tregtar arti dhe për të qenë të sinqertë, ai dështoi mjaft në këtë fushë. Por, sipas meje, pikërisht këtu qëndron forca e Van Gogut. Ndonjëherë ai dështonte, pengohej, rrëzohej dhe lëndohej në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Megjithatë, ai krijoi edhe vepra arti të mrekullueshme.”
Kjo ngjitje në vlerësimin e Van Goghut në Prishtinë vjen në një kontekst të gjerë ku arti dhe dokumentimi historik takohen në mënyra të ndryshme. Ekspozita “Reporting House” – e organizuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalen e Prishtinës dhe Paper Gallery – shpalos dokumentimin e luftës 1998-99 në Kosovë përmes gazetarisë, fotografisë dhe artefakteve mediatike, të kombinuar me artin bashkëkohor që reflekton impaktin e konfliktit.
Reporting House, vendosur në ish-Shtëpinë e Mallrave “Gërmia” në qendër të Prishtinës, shërben si një lloj muzeu për periudhën 1998-99, ku fotografi statike dhe lëvizëse, bashkë me veprat e artit, flasin për dhimbjen, sakrificën, humanizmin e qëndresën e fundshekullit të kaluar.
Në vitin 2024, Reporting House u anëtarësua në Network of European Museum Organisations (NEMO) , duke forcuar pranisën kulturore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Pavarësisht debatit mbi datën e saktë dhe inspirimin, vepra mbetet një ikonë globale. Studimi koreano-jugor shton një dimenzion të ri të kuptimit të saj se Van Gogh, i sëmurë dhe i izoluar, mund të ketë qenë duke vëzhguar qiillin me një saktësi të jashtëzakonshme, duke e kapur atë në pikturë me një theksim stilistik që e ka bërë atë të pavdekur.
Nga Londra deri në Prishtinë, nga National Gallery te Deep Space, nga “Poets and Lovers” te “Reporting House”, arti i Van Goghut dhe dokumentimi i historisë vazhdojnë të na kujtojnë se vëzhgimi, imagjinata dhe e vërteta në art, ashtu edhe në jetë , janë të ndërthurura në mënyra të vështira për t’matur, por thelbësore për t’u kuptuar. /KosovaNews/
Burimet: CNN (studimi i ri astronomik), National Gallery London (ekspozita), Ekspozita imersive në Prishtinë), BIRN Kosova (Reporting House).
Data e ekspozitës imersive në Prishtinë: 20 tetor – 3 nëntor 2026.
