Ndërprerje e furnizimit me ujë në Suharekë dhe disa fshatra për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Suharekë dhe disa fshatra përreth, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e pompave “Pusi i Atit”.
Sipas njoftimit të kompanisë, bazuar në informatat e KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00.
Si pasojë, pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona: Suharekë, Shirokë, Gjinoc, Gelancë, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë të pijshëm pritet të rikthehet pas normalizimit të furnizimit me energji elektrike.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/
