1 vit e gjysmë burgim për personin që ngacmoi seksualisht fëmijët në rrugë
1 vit e gjysmë burgim për personin që ngacmoi seksualisht fëmijët në rrugë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar të pandehurin H.H me 1 vit e gjysmë burgim për veprën penale ngacmim seksual, të cilën e kishte kryer ndaj fëmijëve në rrugë.
Në komunikatë për media, thuhet se rasti ka ndodhur me 8 mars rreth orës 15:00 në Gjakovë. Ngacmimi seksual ishte kryer me dashje ndaj personave të ndjeshëm për shkak të moshës së tyre.
“Deri sa të dëmtuarat ishin duke ecur në këmbë, në një moment e shohin të pandehurin, i cili ishte i zhveshur dhe bën me gjeste duke ekspozuar organin gjenital në drejtim të dëmtuarave, të gjendur në këtë situatë të dëmtuarat ndërrojnë rrugën, por i pandehuri vishet dhe niset në drejtim të tyre dhe ju drejtohet me fjalën “përshëndetje”, shkruhet në komunikatë.
Më pas, përshkruhet se fëmijët të frikësuar kishin kërkuar ndihmën e një kalimtari rasti me ç’rast ngacmuesi kishte ikur me vrap.
Gjyqtari Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit fillestar ku i pandehuri kishte pranuar fajësinë, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj.