Bora mbulon Bjeshkët e Rugovës, peizazh dimëror në fund të tetorit
Reshjet e borës kanë përfshirë Bjeshkët e Rugovës, duke krijuar një peizazh dimëror në këtë zonë malore të Kosovës.
Edhe pse jemi ende në muajin tetor, bora ka zbardhur pjesë të bjeshkëve, duke paralajmëruar afrimin e stinës së dimrit.
Rugova, e njohur për bukuritë e saj natyrore dhe si një nga destinacionet turistike malore të Kosovës, merr një pamje të veçantë gjatë reshjeve të borës.
Reshjet e borës në zonat malore gjatë kësaj periudhe të vitit lidhen me uljen e temperaturave, veçanërisht në lartësitë më të mëdha mbidetare.
Gjatë së martës, reshje bore janë regjistruar edhe në Prevallë dhe në disa zona të tjera malore të Kosovës, ku ulja e temperaturave ka sjellë kushte tipike dimërore, ndonëse vendi ndodhet ende në stinën e vjeshtës.
Video: Gresa Berisha./Telegrafi.
