TË FUNDIT

Haradinaj tregon se a është i gatshëm të garojë për president nëse krijohen rrethanat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse e përkrah marrëveshjen e arritur me Serbinë.

Këtë përkrahje ai ka thënë se nuk e ka bërë për të fituar vend pune për të apo pushtet për AAK-në.

Por, ai është shprehur se është i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe po ashtu ta ndihmojë vendin pa qenë në pushtet.

“Nuk e kemi këtë qëndrim për marrëveshjen as për një vend punë për mu, as për një pushtet për aleancën, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi, por jemi gati ta ndihmojmë vendin pa marrë asnjë përgjegjësi, vetëm të mos ndalën këto procese, të hyjë Kosovë në drejtim të NATO-s”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *