Sektori i pijeve dëshmon potencialin eksportues të Kosovës, Data4X: Nevojiten kushte që u mundëson kompanive investim dhe depërtim në tregjet e reja
Sektori i Pijeve është një nga shembujt konkretë të potencialit prodhues dhe eksportues të Kosovës. Zgjerimi i mëtejshëm kërkon kushte që u mundësojnë kompanive të investojnë, të prodhojnë dhe të depërtojnë në tregje të reja.
Kështu thuhet në një postim të Data4X.
Lexoni t ë plotë postimin e tyre:
Ky ishte fokusi i sesionit të tretë të #Data4Breakfast, ku bashkuam prodhuesit e pijeve dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës për të diskutuar prioritetet e sektorit në kuadër të #Agjenda1Miliard:
Këto prioritete do të shërbejnë për hartimin e një plani veprimi me përgjegjësi dhe afate të qarta, si dhe për identifikimin e projekteve konkrete për investim. Ky plan i veprimit i paraprin konferencës #TheFutureofBusiness2026: “From Opportunity to Investment”, në Nëntor 2026.
Falënderojmë Kryeministrin Albin Kurti, ministren Mimoza Kusari-Lila dhe këshilltaren Fëllanza Podrimja për pjesëmarrjen dhe kontributin.
Falënderim i veçantë për diskutimin e hapur dhe propozimet konkrete për prodhuesit:
•Shaqir Palushi – FRUTEX L.L.C
• Lulzim Mustafa – Royal Beverage LLC
• Orhan Sulejmani – Jaffa Plus
• Alban Shala – ADEA Group
• Visar Kelmendi – Korporata Rugove
• Besart Shatri – Mokne Group. /Telegrafi/
