Norvegjia i përgjigjet Trumpit pas kritikave për Nobelin e Paqes
Ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, iu përgjigj kritikave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj Norvegjisë.
Ai theksoi se Trump e di që Komiteti i Nobelit vepron në mënyrë të pavarur nga qeveria norvegjeze.
“Ai e di shumë mirë që Komiteti i Nobelit është i pavarur. Ne ia kemi kujtuar këtë, në rast se dikush po pyet veten, dhe kjo është ende kështu”, tha Eide.
Duke folur në një aktivitet të fushatës zgjedhore të dielën, Trump fajësoi autoritetet norvegjeze për mosdhënien e çmimit dhe e përshkroi Norvegjinë si një vend “të neveritshëm”. /Telegrafi/
