TË FUNDIT

Vendimi për agjëruesit, kabineti i Alban Hysenit arsyetohet se është i vjetër (VIDEO)

Në vendet e tyre të punës u paraqitën një orë më vonë se zakonisht.

Zyrtarët e Komunës së Gjilanit nga kjo e mërkurë e deri të enjten e 20 prillit punën do ta nisin në orën 09:00.

Kjo pas një vendimi që kryetari Alban Hyseni mori një ditë më parë për agjëruesit e muajit të ramazanit.

Megjithatë nga kabineti i kryetarit po e mohojnë vendimin e publikuar në të gjitha mediat, ani pse datat përkojnë vetëm me këtë vit.

Sipas zëdhënësit të tij, ky vendim është marrë para më shumë se 10 vite.

Duke mos dashur të flasin para kamerës, po e konsiderojnë të arsyeshme që të punojnë një orë më pak.

As ata për të cilët u mor vendimi nuk treguan nëse e kanë respektuar.

Ani pse kryetari Hyseni nuk u bë i gjallë gjatë së mërkurës, për këtë vendim foli kryeministri Albin Kurti.

Për dallim nga kryeministri, shkelje të pastër po e konsiderojnë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i asamblistëve të LDK-së shtoi se kjo është bërë edhe në qeverisjet e kaluara por nuk është shkruar si vendim.

Kritika për këtë vendim kanë edhe disa nga gjilanasit.

E krejt ndryshe mendon dikush tjetër.

Televizioni gjatë ditës ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./T7

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *