TË FUNDIT

Kryeministri Kurti konfirmon takimin e radhës të nivelit të lartë me Vuçiqin, mbahet në prill

Kryeministri Kurti konfirmon takimin e radhës të nivelit të lartë me Vuçiqin, mbahet në prill

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti ka konfirmuar se takimi i radhës me Vuçiqin do të mbahet në prill.

Këto deklarime i bëri në Debat Plus, duke shtuar se fillimisht do të mbahet një takim mes kryenegociatorësh, përcjell lajmi.net.

“Ne do të takohemi në prill, fillimisht kryenegociatorët do të takohen e më pas niveli i lartë. Aty do të flasim për zbatimin e marrëveshjes”, tha ndër tjerash Kurti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës refuzoi të flasë edhe për të kaluarën e tij, duke shtuar se nuk është makinë kohore.

“Si kryeministër i Kosovës, kam trashëguar disa marrëveshje, që mua më duhet të nxjerr më të mirën e mundshme. Por, mos më kërkoni të flasë për të kaluarën. Për vitin 2010. Ose për 2005. Çka është ky obsesion? Nuk jam makinë kohore unë. Mos më ktheni vite pas”, pohoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *