TË FUNDIT

“Njeriu i VV-së” merr detyrën e guvernatorit

“Njeriu i VV-së” merr detyrën e guvernatorit

Bashkim Nurboja, ish-kandidat i VV-së për deputet dhe më vonë kryetar të Pejës, është caktuar guvernator i përkohshëm i Bankës Qendrore të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar kjo e fundit përmes një komunikate të para pak çasteve, përcjell lajmi.net.

Ky vendim ka ardhur pas zhvillimeve të fundit, ndërsa siç edhe mund ta shihni në njoftimin e mëposhtëm, detyrën e merr kreu i bordit, e që është Reshat Nurboja.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, mori vendimin si në vijim: Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i përfundimit të mandatit të Guvernatorit të Bankës Qendrore, si dhe në mungesë të Zëvendësguvernatorëve me mandat të plotë (për shkak të përfundimit të mandatit), Bordi i Bankës Qendrore në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, në pajtim me nenin 46 të Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, mori vendim që posti i Guvernatorit të merret përkohësisht nga Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore, ndërsa dy (2) anëtarët joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore, do të marrin përkohësisht postet e Zëvendësguvernatorëve”

Tutje thuhet se ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Vendimi si më lartë është marrë, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me Ligjin nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *