Pas takimeve në Gjermani, Lajçak udhëton drejt Londrës për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi
Pas takimeve në Gjermani, Lajçak udhëton drejt Londrës për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak ka deklaruar se është duke vazhduar diskutimet në lidhje me dialogun.
Ai theksoi se pas një dite intensive që pati dje në Berlin, e të mbushur me takime në kuadër të institucioneve të Gjermanisë, tani do të vazhdojë drejt Londrës.
“Tani po shkoj në Londër, për dy ditë konsultimesh mbi dialogun”,tha Lajcak.
Duhet përkujtuar që pas takimeve në kuadër të dialogut të cilat u zhvilluan në Ohër, çështja Kosovë-Serbi është edhe më intensive sa i përket diskutimeve.
Çështja e Asociacionit vazhdon të jetë e hapur, e po ashtu edhe mundësia e marrëveshjeve të reja në mes dy vendeve./Lajmi.net/