Pamje nga lokali që u demolua mbrëmë në Prishtinë, lëndime pati edhe menaxheri
Pamje nga lokali që u demolua mbrëmë në Prishtinë, lëndime pati edhe menaxheri
Një lokal në Prishtinë është demoluar mbrëmë nga persona të dyshimtë.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas të dhënave të para thuhet se disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar edhe menaxherin e këtij lokali, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lokali i cili u demolua në këtë rast raportohet se është “Bon Vivant.
Viktima nga ky rast ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Njëri nga të dyshuarit është identifikuar ndërsa rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/