Brukseli, javën e ardhshme nikoqir i takimit të nivelit të lartë kryenegociatorësh
Brukseli, javën e ardhshme nikoqir i takimit të nivelit të lartë kryenegociatorësh
Javën e ardhshme në kryeqendrën evropiane do të mbahet takimi i nivelit të lartë kryenegociatorësh.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, përcjell lajmi.net.
Në një paraqitje mediatike, Stano falënderoi ish-kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç për gatishmërinë që të mirëpresin takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, por shtoi se Bruksel mbetet qendra e negociatave.
“Na vjen mirë se dialogu tash po bëhet kaq i popullarizuar në rajon dhe gjithnjë e më shumë vende po ofrohen që të jenë mikpritës të tij. Por, le të shkojmë hap pas hapi së pari, sepse dialogu është i bazuar në Bruksel”, ka thënë veç tjerash Stano.
Ai gjithashtu foli edhe për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Ohër, duke thënë se përkundër faktit që palët s’kanë nënshkruar asgjë, janë dakorduar.