TË FUNDIT

Kica-Xhelili: Haxhiu nuk mund ta kontrollojë gjyqësorin – jemi shtet demokratik

Kica-Xhelili: Haxhiu nuk mund ta kontrollojë gjyqësorin – jemi shtet demokratik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka hedhur kritika ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas akuzave të kësaj fundit nga gjyqtarëve të Kushtetueses.

Përmes një publikimi, Kica-Xhelili ka shtuar se nuk mund të kontrollohet gjyqësori, pasi jemi shtet demokratik dhe fatmirësisht për demokracinë, këtë s’mund ta bëjë as Albulena Haxhiu, përcjell lajmi.net.

“Por, ajo është ministre e kësaj demokracie parlamentare dhe duhet OSE ta respektoj këtë demokraci, ose të zhvendoset në një shtet autokratik që përkon me ideologjinë e saj”, ka thënë fillimisht ajo.

Tutje, ligjvënësja opozitare vlerësoi se dikush duhet t’ia kujtojë Haxhiut që ajo nuk është ministre e vazhdueshme e fushatës linquese.

“Dikush duhet t’ia kujtoj kësaj ministreje se është ministre e DREJTËSISË – e jo ministre e vazhdueshme e fushatës linquese. Se sundimi i ligjit që ajo e shndërron në mbiemër personal në fushatë, duhet të jetë mbiemër në zbatim kur drejton institucion. Dikush duhet t’ia kujtoj kësaj ministreje se NUK KA TË DREJTË ta komentoj përmbajtjen e vendimeve gjyqësore e aq më pak Gjykatës Kushtetuese kur i rrëzon vendimet e SAJ. As kjo Gjykatë e as kjo demokraci nuk janë krijuar falë Ministres Haxhiu, në fakt MË SË PAKU falë mendësisë që kjo shumicë po shpërfaq”, shkroi ajo në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *