TË FUNDIT

Shkelzen Gashi kishte premtuar se nuk do të dilte në TV, por nuk e mbajti fjalën edhe pse humbi bastin

Shkelzen Gashi kishte premtuar se nuk do të dilte në TV, por nuk e mbajti fjalën edhe pse humbi bastin

Ish-këshilltari i Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, në shtator të vitit të kaluar kishte vënë një bast publik.

Në “Pressing” ai fillimisht refuzoi të komentojë një draft të publikuar atëbotë nga AlbanianPost e që kishte të bënte me pikat e propozuara nga Bashkimi Evropian për marrëveshjen Kosovë – Serbi, përcjell lajmi.net.

Opinionisi nuk deshi t’i komentojë ato pika, duke vlerësuar se nëse ndodh njëmend që të nënshkruhet një marrëveshje mbi ato pika të publikuara nga siç e quajti ai, një portal i tillë me atë gazetar (duke iu referuar Baton Haxhiut), Gashi kishte thënë që nuk do të fliste më publikisht.

“Tash unë ty po ta garantoj sonte një send. Se di çka ka propozu ai drafti, s’e kam lexu. Nëse në fund del një marrëveshje nga diçka që e ka publiku ky drejtuesi i këtij mediumi, unë s’foli më publikisht. Edhe mos na humbni kohë, hajde debatojmë për çështje përmbajtësore”, kishte thënë ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe videoja e publikuar nga zyrtari i PSD-së, Nol Nushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *