TË FUNDIT

Presidentja greke thotë në Beograd se ka presion ndaj Athinës për ta njohur Kosovën

Katerina Sakellaropoulou, presidente e Greqisë, gjatë vizitës zyrtare në Beograd ka deklaruar se ka presion ndaj Athinës për ta njohur Kosovën.

Përkundër kësaj, thotë se “qëndrimi i Athinës është i pandryshueshëm”, por shton se “do të vazhdojnë të luajnë rol konstruktiv në rajon”. Ajo është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilit ia ripërsëritur qëndrimin e Greqisë e që është e kundërta e 22 shteteve të BE-së të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

E në lidhje me presionin të cilën presidentja greke thotë të jetë përballur shteti i saj, e ka pranuar që një gjë e tillë ka ekzistuar gjithmonë, përfshirë edhe tash kur perëndimi është në një kundërshtim të hapur me Kremlinin për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sakellaropoulou ndër tjerash ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit – e ka përshëndetur atë, tha se “Greqia është e gatshme të ndihmojë në proces”.

“Kështu, zbatimi i obligimeve të Kosovës nga aneksi do të kontribuojë në përpjekjet e përgjithshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha presidentja greke, teksa nuk foli për obligimet e Beogradit në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

Megjithatë, liderët institucionalë grekë vizitojnë shpesh Kosovën dhe pranojnë vizita të zyrtarëve kosovarë në Athinë.

Po ashtu, Athina e ka një zyre ndërlidhëse në Prishtinë dhe dy vendet kanë raporte tregtare mes vete. Përkundër këtyre faktorëve – njohje nuk ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *