Zanfina Ismaili reagon ndaj vendimit të Përparim Ramës mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush”
Këngëtarja shqiptare, Zanfina Ismaili, ka reaguar ndaj vendimit të mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”.
Ky vendim është marrë për shkak të festave të fundvitit, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, qarkullimi i automjeteve është i ndaluar deri me 8 janar.
Zanfina Ismajli përmes një postimi në “Instastory” ka shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me këtë vendim.
“S’ka mujt me u bo ma katastrofë Prishtina, pas mbylljes së rrugës tek Katedralja”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja./Lajmi.net/