TË FUNDIT

Ushtroi dhunë ndaj gruas, një muaj paraburgim ndaj burrit në Gjilan

Ushtroi dhunë ndaj gruas, një muaj paraburgim ndaj burrit në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka informuar sot se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit P.C për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Më këtë veprime, sipas gjykatës, P.C dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri mund të përsërit veprën penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *