Zhvillime në Speciale: Pjetër Shala largohet i nervozuar nga salla e gjyqit
Zhvillime në Speciale: Pjetër Shala largohet i nervozuar nga salla e gjyqit
Pjetër Shala është larguar i nervozuar nga salla e gjyqit në Speciale ku po zhvillohet gjykimi ndaj tij.
Largimi i tij erdhi pas një kërkese që e parashtroi përmes avokatit të tij, nën arsyetimin se nuk po i pëlqen forma se si po shkojnë zhvillimet, shkruan lajmi.net.
“Ai është pak nervoz, nuk i pëlqen si po shkojnë zhvillimet dhe preferon ta ndjekë seancën me videolidhje. E takuam dy herë, ishte shumë nervoz, në ankth, po dridhej. Andaj shpresoj të na merrni parasysh kërkesën për ta lejuar të kthehet në paraburgim dhe ta ndjekë seancën me videolidhje”, tha mbrojtja.
Nga Trupi Gjykues ndërkaq thanë se situata konkrete që Shala dëshiron të mos marrë pjesë në seancë ka ndikim në zhvillimin e shpejtë dhe të drejtë të gjykimit.
Trupi Gjykues tha se Shala ka mundësi ta përcjell procesin dhe të komunikojë përmes video-lidhjes.
“Kjo i jep mundësi zotit Shala për të mos përcjellë procesin gjyqësor sot në sallën e gjyqit. Na nevojitet zoti Shala për të mos përcjellë procesin gjyqësor sot, na nevojitet një urdhër”, tha ai.
Megjithatë, Shala tha se nuk do që procesin të përcjell as përmes video-lidhjes. /Lajmi.net/