TË FUNDIT

Harry Styles përplaset me një kërkues autografësh gjatë shëtitjes në New York

Harry Styles është fotografuar teksa diskutonte me një person që i kërkonte autografe gjatë një shëtitjeje në New York, të mërkurën.

Këngëtari 32-vjeçar u duk i acaruar, ndërsa personi e ndoqi për disa blloqe me një grumbull pllakash që kërkonte t’i firmoste.

Në një moment, truprojë e Styles iu afrua një makine policie për të shpjeguar situatën, por autoritetet nuk ndërhynë, shkruan DailyMail.

Këngëtari, i cili mbante kapelë gri dhe syze dielli, vazhdoi rrugën pavarësisht përplasjes.

Ngjarja vjen pas një interviste për revistën Rolling Stone, ku Styles foli për mënyrën se si ka ndryshuar raporti i tij me daljet në publik.

Ai tregoi se një ish-partnere shumë shoqërore e kishte ndihmuar të ndihej më i lirë për të ecur në rrugë, pa u mbyllur vazhdimisht në hotele apo në shtëpi.

Sipas këngëtarit, kjo përvojë ia ndryshoi ndjeshëm mënyrën e jetesës, duke e ndihmuar të qëndronte më i lidhur me botën përreth. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *