“Kërkon dialog, bën monolog” “Lamtumirë komunist”, protestuesit sot me aksione simbolike në protestë
Protestat në Tiranë kanë hyrë sot në ditën e 10-të, gjersa protestuesit kanë organizuar edhe aksione simbolike.
Në protestë, qytetarët mbajtën një pankartë për kryeministrin Edi Rama me pankartën “ Kërkon dialog, po bën vetëm monolog”.
Protestuesit po ashtu kishin vendosur një fotografi me arkivol me fjalinë “Lamtumirë komunist”, për të theksuar përfundimin e periudhës së Ramës në krye të shtetit. /Telegrafi/
