TË FUNDIT

Shtirej si zyrtar i AKI-së, arrestohet i dyshuari që premtonte punësim në këmbim të parave

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për mashtrim, pasi që nga viti 2025 dyshohet se është prezantuar rrejshëm si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar dyshohet se në vazhdimësi i ka kërkuar para një personi tjetër, duke i premtuar se do ta punësonte në AKI.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Mashtrim”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *