TË FUNDIT

Mblidhen disa komisione parlamentare

Mblidhen disa komisione parlamentare

Sot mbahet mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bën shqyrtimin e Projektligjit për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Kurse në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, do të ketë raportim të Kryeshefit Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj për raportin vjetor të punës për vitin 2022.

Ndërkaq Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë diskutim lidhur me punën e deritanishme tё Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, si dhe aktivitet dhe sfidat e këtij komisioni. Tё ftuar: Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës;

Po ashtu sot bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna nё Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna nё Baza Gjinore dhe do të ketë takim me përfaqësuesit e OSBE-sё dhe përfaqësues tё Organizatave Joqeveritare nga Komunitetet, lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna nё Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna nё Baza Gjinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *