Përleshje mes dy familjeve në Hajvali: Plagoset një person, në spital përfundon edhe dorasi
Përleshje mes dy familjeve në Hajvali: Plagoset një person, në spital përfundon edhe dorasi
Një përleshje mes dy familjeve në Hajvali të Prishtinës dje gati sa nuk ka përfunduar me fatalitet.
Policia raporton se pas lajmërimit të rastit, ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur.
Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar.
I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime.
Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë.
Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar.
I dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
I dyshuari i tretë mashkull kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/