Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për Kosovën, çfarë pritet të diskutohet në Nju Jork?
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të diskutojë sot për situatën në Kosovë, në një mbledhje ku do të prezantohet raporti i ri gjashtëmujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Në fokus do të jenë zhvillimet politike, gjendja e sigurisë, tensionet në veri dhe mungesa e përparimit të dukshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mbledhja do të mbahet në Nju Jork, duke filluar nga ora 15:00 sipas kohës lokale, përkatësisht në orën 21:00 sipas kohës së Kosovës.
Raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, i publikuar më 30 shtator, pritet ta prezantojë Peter Due, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm dhe shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), transmeton "Bota sot".
Dokumenti përfshin zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026 dhe vlerëson situatën politike e të sigurisë, marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve qendrore dhe komuniteteve, si dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Çfarë thotë raporti për situatën në Kosovë?
Sipas raportit, gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë ka mbetur e qëndrueshme, por situata në veri vazhdon të jetë e brishtë.
Dokumenti evidenton tensionet ndërmjet autoriteteve qendrore dhe komunave, veçanërisht në veri të vendit, ku çështjet e kompetencave komunale, rrënimet e objekteve dhe dëbimet kanë shtuar mosmarrëveshjet.
Raporti trajton gjithashtu veprimet e Policisë së Kosovës dhe pretendimet për keqtrajtim gjatë ndalimeve, duke vënë në dukje se këto zhvillime kanë ndikuar në perceptimin e pasigurisë dhe të trajtimit të pabarabartë te një pjesë e komunitetit serb.
Në dokument përmenden edhe ndërhyrjet ndaj objekteve që funksiononin në kuadër të sistemit serb, si dhe shqetësimet lidhur me simbolet fetare e kulturore.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së thekson rëndësinë e konsultimit me komunitetet joshumicë dhe respektimit të procedurave ligjore kur merren vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.
Dialogu Kosovë-Serbi, pak përparim në zbatimin e marrëveshjeve
Një tjetër çështje e rëndësishme që pritet të diskutohet është dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Raporti evidenton se gjatë periudhës së përfshirë në dokument nuk është shënuar përparim thelbësor në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe se nuk është zhvilluar asnjë takim i nivelit të lartë mes palëve.
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Peter Sørensen, ka vazhduar kontaktet me të dyja palët, ndërsa më 22 shtator, në takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, ka rikujtuar se marrëveshjet e arritura në dialog, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023, janë të detyrueshme.
BE-ja ka theksuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe ai drejt integrimit evropian duhet të ecin paralelisht.
Në mbledhjen e sotme, anëtarët e Këshillit të Sigurimit mund t'u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese në mirëbesim, përfshirë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe zotimin e Serbisë për të mos kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Veriu dhe çështja e institucioneve serbe
Zhvillimet në veri të Kosovës pritet të jenë një nga temat kryesore të diskutimit në Këshillin e Sigurimit.
Raporti përmend rrënimin e objekteve në pronësi të serbëve të Kosovës në zonën e Liqenit të Ujmanit, si dhe veprime të tjera në vendbanimet Rezallë dhe Megjipotok gjatë muajit shtator.
Autoritetet e Kosovës i kanë arsyetuar disa nga këto ndërhyrje me çështje pronësore dhe mbrojtjen e burimeve ujore. Megjithatë, veprimet janë kundërshtuar nga Beogradi dhe Lista Serbe, ndërsa Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin se rrënimet mund të dëmtojnë sundimin e ligjit.
Raporti trajton edhe çështjen e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, si dhe planet e KFOR-it për përshtatjen graduale të pranisë së tij në këtë zonë.
Një tjetër temë është rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin gjyqësor të Kosovës. Përpjekjet për riintegrimin e tyre kanë ngecur pas refuzimit të kërkesave për rikthim dhe vendimeve për shkarkimin e disa prej tyre.
Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësime lidhur me respektimin e procedurave të rregullta dhe ndikimin e këtyre vendimeve në funksionimin e një sistemi gjyqësor shumetnik.
Banjska dhe personat e zhdukur
Në raport pritet të rikthehen në vëmendje edhe përgjegjësia për dhunën e së kaluarës dhe çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Dokumenti përmend vendimin gjyqësor të 24 prillit, kur një gjykatë në Prishtinë dënoi tre serbë të Kosovës lidhur me sulmin në Banjskë të shtatorit 2023, ku u vra një polic i Kosovës.
Dy të dënuar u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa i treti me 30 vjet burgim. Serbia e ka kundërshtuar vendimin.
Disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit mund të kërkojnë që të gjithë personat përgjegjës për sulmin të përballen me drejtësinë, përfshirë të dyshuarit që vazhdojnë të jenë në arrati.
Sa u përket personave të zhdukur, raporti thekson se deri më 15 shtator 2026, 1.579 persona vazhdonin të figuronin të zhdukur në lidhje me ngjarjet e viteve 1998 dhe 1999.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të bashkëpunojnë për zbardhjen e fatit të tyre dhe që procesi të mbetet i përqendruar te nevojat humanitare të familjeve.
E ardhmja e UNMIK-ut, një tjetër çështje përplasjesh
Përveç zhvillimeve në Kosovë, në Këshillin e Sigurimit pritet të ketë diskutime edhe për të ardhmen e misionit të UNMIK-ut dhe rolin e tij në vend.
Qëndrimet e vendeve anëtare vazhdojnë të dallojnë. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar mbylljen e misionit dhe kalimin e funksioneve të mbetura te institucione të tjera, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera kanë kërkuar rishikimin strategjik të rolit, përgjegjësive dhe financimit të tij.
Franca ka mbështetur masa për rritjen e efikasitetit të misionit, duke theksuar lidhjen e mandatit të tij me procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Në anën tjetër, Rusia dhe Kina kanë kundërshtuar shkurtimet e mëtejshme të personelit dhe financimit.
Greqia ka mbështetur vazhdimin e mandatit të UNMIK-ut për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke shprehur njëkohësisht gatishmëri për masa që mund ta bëjnë misionin më efikas.
Këto dallime pritet të ndikojnë edhe në diskutimet e sotme, megjithëse shqyrtimi i raportit nuk nënkupton domosdoshmërisht miratimin e një rezolute të re apo të një vendimi detyrues.
Mbledhja e sotme zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Kosovën, pas zhvillimeve të fundit politike dhe formimit të institucioneve të reja. Pritet që përfaqësuesit e vendeve anëtare të paraqesin qëndrimet e tyre për situatën në vend, dialogun me Serbinë dhe rolin e bashkësisë ndërkombëtare në ruajtjen e stabilitetit.
Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas raportimeve për hetimet ndaj Richard Grenellit, duke i bërë thirrje opozitës në Kosovë që të fokusohet te kritikat për arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe drejtësinë, në vend…
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, ka shprehur mbështetje për protestuesit në Shqipëri, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen ndaj protestave, kërcënimet ndaj mësimdhënësve dhe mungesën e përgjegjësisë politike. Ai…
Avokati Arianit Koci ka kritikuar politikanët për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjeve, duke paralajmëruar se problemet ekonomike dhe tensionet shoqërore rrisin rrezikun e dhunës. Ai ka thënë se zhvillimet në Shqipëri duhet të…
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve parlamentare, janë paraparë të mbahen tri mbledhje të komisioneve parlamentare, me fokus në çështje ekonomike, shëndetësore dhe të administratës…
Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së tyre. Ai ka treguar se nëna e tyre e këshillonte vazhdimisht Zahirin që të martohej. “Shumë…
Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri e ka dashur shumë leximin, por një vend të veçantë në jetën e tij e ka pasur edhe muzika. “Leximin e ka dashur…
Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se kryeministri duhet të hetohet për urdhrin e pretenduar për rrahjen e qytetarëve. “Po të kishim pas prokuror si…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka diskutuar me përfaqësuesit e Odës së Inxhinierëve të Kosovës për rritjen e mbikëqyrjes profesionale në projekte ndërtimore dhe për zbatimin e masave të…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, reragoi më lidhje me ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale “Imagjino, e kapën deputetin e moshuar, profesorin, e gjuajtën për të mos e lënë të dilte sipas…
Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit, i cili ky i fundit i ka krahasuar protestat në Tiranë me luftën në Kosovë. Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga…
Ish-veprimtari Faton Topalli ka përmendur emra të personave shqiptarë për të cilët ka pretenduar se kishin lidhje me UDB-në, gjatë intervistës në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”. Duke folur për…
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe protestat që po shoqërohen me tensione e përplasje. Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se po i përcjell me dhimbje ngjarjet në…
Me dokumentarë që glorifikojnë ushtrinë serbe dhe anashkalojnë krimet e luftës në Kosovë, Serbia po vazhdon propagandën kundër UÇK-së. Promovimi i fundit nga Ministria e Mbrojtjes i një filmi për korpusin e Prishtinës ka…
Hafir Hoxha, ka thënë se opozita në Kosovë duhet të ofrojë alternativa konkrete dhe zgjidhje për qytetarët, në vend që të fokusohet vetëm në kritika dhe përpjekje për rrëzimin e Qeverisë. Në një reagim…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është i gatshëm të përfshihte në garë për kryetar të LDK-së. Këtë paralajmërim e bëri në emisionin “DPT te Fidani” . “Unë i kam ndihmuar…
Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka menaxhuar “në mënyrë brilante” procesin e zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Duke folur në FIVE, sipas Gashit, propozimi i Justina Shiroka-Pulës,…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk do ta njohë Kosovën sa të jetë gjallë Përmes një postimi, Bahtiri ka kujtuar deklaratat e mëhershme të…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij. Përmes një njoftimi në Facebook,…
Qytetarët e Kosovës tashmë mund të informohen më lehtë për gjobat dhe masat në trafik përmes platformës shtetërore e-Kosova, pas integrimit të saj me Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim përfaqësues nga delegacioni i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryesuar nga z. Joseph W. Burke dhe z. Norman Richard Smith. Në fokus të diskutimeve…
Shefi i EULEX-it, Antero Lopes ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Roberto Vergori. Sipas njoftimit të EULEX-it, Lopes dhe Vergori diskutuan për mënyrat e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever. “Kontaktet politike ndërmjet dy qeverive tona janë shtuar në vitet e fundit dhe, pasi ju takova në New…
Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar ndaj protestave në Shqipëri, duke kritikuar veprimet që, sipas tij, cenojnë institucionet dhe monumentet e kulturës. Në një postim, Ramabaja ka theksuar se protestat duhet të zhvillohen me arsye dhe përgjegjësi,…
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever. “Kontaktet politike ndërmjet dy qeverive tona janë shtuar në vitet e fundit dhe,…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), njofton fermerët se për Pagesat Direkte 2026 janë pranuar gjithsej 33,460 aplikime. Shqyrtimi administrativ i aplikimeve dhe…
Një çerek shekulli pas atentatit afër Skënderajt, ku u vra edhe Besim Dajaku dhe u plagos Gani Geci, mbeten pyetje për organizimin e sulmit dhe përgjegjësinë e plotë penale. Arkivi i “Bota Sot” dëshmon se si vrasjet dhe…
Seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin Ibër-Lepenci u shty, pasi që prokurori i rastit, Bekim Kodraliu nuk ishte i pranishëm në seancë dhe e zëvendësoi kolegu, Armend Zeneli. Se kur do të mbahet seanca e…
Bartësi i listës shqiptare në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi, ka kritikuar klasën politike në Serbi, duke thënë se politikanët serbë vazhdojnë të ushqejnë shpresa imagjinare për rikthimin e kontrollit mbi…
Reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ndarjen e 2.500 eurove për secilin efektiv policie të angazhuar në protestat e fundit, ka nxitur reagimin e analistit Rron Gjinovci. Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke ngritur akuza…
Aktori Çun Lajçi ka reaguar përmes një shkrimi lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri, duke kritikuar pushtetin dhe mungesën e llogaridhënies. Lajçi rikujton ngjarjet e vitit 1991 dhe ato të vitit 1997, duke theksuar se dhuna dhe…
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri si kryeministër i Kosovës, duke shprehur besimin se marrëdhëniet dhe partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen. Në letrën e urimit, Jansha…
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka bërë të ditur që pavarësisht ndaljes së tubimeve, ai theksoi se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre. Sipas tij, nëse institucionet shtetërore…
Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri në një konferencë për media i ka bërë thirrje presidentes Justina Shiroka-Pulës që Ligjin për Dhomat e Specializuara ta shqyrtojë me kujdes dhe…
Avokati Millosh Deleviq, mbrojtës i Dragisha dhe Jovan Viqentijeviqit kërkoi pesë minuta pauzë për konsultim me palën mbrojtëse. Në këtë seancë gjyqësore po dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes së të…
Nisi seanca gjyqësore e radhës ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin Ibër-Lepenci në Varagë të Zubin Potokut. Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndërsa tre të akuzuarit për këtë…
Reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ndarjen e 2.500 eurove për secilin efektiv policie të angazhuar në protestat e fundit, ka nxitur reagimin e publicistit Gëzim Mekuli. Ai e ka kritikuar ashpër qasjen e Ramës ndaj…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që institucionet në Shqipëri t’i dëgjojnë dhe t’i trajtojnë me seriozitet kërkesat e protestuesve, veçanërisht ato të studentëve. Pas mbledhjes së…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re. Përmes një njoftimi, Maqedonci bëri me dije se…
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, do ta përfaqësojë legjislativin në grupin punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë për ish-krerët e…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish këtë javë në seancën e radhës më 22 tetor. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, ku kryeparlamentarja Albulena Haxhiu bëri të…
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në takimin me ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka riafirmuar përkushtimin për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit. Përmes një postimi…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se çdo veprim që ndërmerr shteti i Kosovës, duhet të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo u shpreh se…
Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, po merr pjesë në Global AI and Digital Summit 2026, të organizuar nga Banka Botërore, i cili ka nisur sot në Seul të Republikës së Koresë. Në ditën e parë…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, ka zhvilluar një takim me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin italian Roberto Vergori, pas marrjes së detyrës nga ky i fundit. Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë…
Zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, lidhja e Kosovës me tregjet ndërkombëtare dhe avancimi i korridoreve rajonale të transportit ishin ndër temat kryesore të panelit për transportin, të mbajtur në kuadër të Samitit të…
Policia e Kosovës njofton se gjatë vizitës së Jakov Milatoviqit, më 19 tetor, mund të ketë bllokime të shkurtra të disa segmenteve rrugore dhe orientim të trafikut në rrugë alternative, veçanërisht në rajonin e…
15 vjet nga marrëveshja, Kurti: Serbia nuk e dorëzoi as kopjen e dokumentacionit kadastral
Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së
Raportohet për arrestimin e Gani Gecit pas përplasjes me Lirim Mehmetajn – familja jep version tjetër, reagon gazetari
Protesta në Shqipëri/ Kraki: Normalë janë vetëm ata që protestojnë
Sfida e shekullit 21: të demokratizohet edhe demokracia
Maqedonia e Veriut drejt modelit serb të inteligjencës? Bashkimi i dy agjencive dhe rreziku i kthimit prapa nga standardet demokratike
Dialogu nuk duhet të fillojë vetëm pas flakëve dhe dhunës e vandalizmit të shfrenuar!
Insistimi për miratimin e plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorisë Speciale, kishin prapavijë të rrezikshme?!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Kendall Jenner thuhet se është krenare për motrën e saj më të vogël, Kylie Jenner, e cila bëri debutimin…
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez thuhet se po takohet në mënyrë joformale me aktorin britanik Brett Goldstein,…
