TË FUNDIT

Kritikohet pushteti i VV-së

Kritikohet pushteti i VV-së

Jo një e dy nene, por të plotë.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të premten në tërësi Ligjin për Këshillin Prokurorial meqë vlerësoi se është në kundërshtim me Kushtetutën, duke bërë shkeljen e katërt nga Qeveria Kurti.

Veç kësaj, akti me i lartë juridik doli se ishte shkelur nga qeveria aktuale me ministren Arbërie Nagavci duke ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës për reformën në Arsim.

Me avaz të njëjte pati vepruar edhe Qeveria Kurti 1 me kufizimin e lëvizjes në pandemi dhe me imponimin e karantinës për Prizrenin.

Pushteti të shtunën kontestoi vendimin e Kushtetueses, e për ekspertin juridik Ensar Suma, kjo është jo e drejtë.

Edhe një hartues i kushtetutes, Kadri Kryezu konfirmon se institucionet s`duhet kundërvu kësaj gjykate. Për ish-numrin dy të Kushtetueses, partia në pushtet po tregohet subjektive.

E Suma përmend edhe një epitet të kryeministrit Albin Kurti, dhënë ndaj një paraardhësi të tij Isa Mustafa vite më parë.

Në të kaluarën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kishin rrëzuar qeveri e president.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *