Zjarrfikësit e Prizrenit parandalojnë përhapjen e zjarrit në zonën pyjore të Kojushës
Zjarrfikësit e Prizrenit kanë ndërhyrë pasditen e së hënës në fshatin Kojushë, në Has, ku kanë arritur të parandalojnë përhapjen e zjarrit në një zonë pyjore.
Sipas raportimit të TV Prizrenit, përmes një videoje të publikuar nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit kanë paraqitur gjendjen në terren dhe kanë apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur zjarret në natyrë.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të mos hedhin mbeturina në vende publike apo private.
Zjarrfikësit kanë theksuar rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe të angazhimit të përbashkët për parandalimin e rasteve të tilla. /Telegrafi/
