TË FUNDIT

Muskujt e tonifikuar të Candice Swanepoel pushtojnë internetin pas sfilatës së Victoria’s Secret

Modelja nga Afrika e Jugut, Candice Swanepoel, ishte një nga yjet më të komentuara të sfilatës së këtij viti të Victoria’s Secret, e mbajtur të dielën në Los Angeles.

Ajo u shfaq në pasarelë me tri veshje të ndryshme, por vëmendjen më të madhe e mori fiziku i saj i stërvitur, i cili mahniti përdoruesit e rrjeteve sociale.

Swanepoel, e cila nesër (e martë) feston ditëlindjen e 38-të, dëshmoi sërish pse konsiderohet një nga modelet më të njohura të këtij brendi.

“Trup si në ëndrra”, shkroi një përdorues, e një tjetër komentoi: “Candice Swanepoel, çfarë gruaje je, më ke lënë pa fjalë”.

Vëmendje të veçantë mori edhe një video e publikuar nga një përdorues, i cili pyeti se kush ishte kjo “divë”.

Reagimet nuk munguan, pasi shumë të tjerë u habitën që dikush nuk e njihte modelen e famshme.

Në sfilatë, modelja u shfaq fillimisht me një veshje të bardhë të zbukuruar me kristale dhe krahë të mëdhenj.

View this post on Instagram A post shared by jewelswithjules • julia hackman chafé (@juliachafe)

Më pas, prezantoi një kombinim ngjyrë bruz me rrjetë zinxhirësh të artë, teksa paraqitjen e përfundoi me dukje rozë prej dantelle dhe një mantel byrynxhyk, të cilin e hapi si krahë. /Telegrafi/

tell me you just didnt ask who candice swanepoel is 😭 — aries ♈️ (@chooeychoton) October 19, 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *