Nenaq Rashiq emërohet ministër në Qeverinë e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se është emëruar në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Kjo pozitë deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.
Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu.
Pamje nga një protestë e serbëve në veri të Kosovës kundër vendimit të Qeverisë për regjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Pankarta mban mbishkrimin: “Ne kemi një shtet – Serbinë”. Nëntor, 2022.
Para formimit të Listës Serbe më 2013 – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë.
Më 2020, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati emëruar Rashiqin si drejtor të Zyrës për Komunitete, mirëpo ai ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar atë nga aktakuza për “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar”.