Krenari shqiptare në Evropë: Preshevari Doruntin Shabani doktoron me notën maksimale për Fizikë Bërthamore në Gjermani!
Një tjetër arritje e madhe akademike i është shtuar shkencës dhe komunitetit shqiptar. I riu nga Presheva, Doruntin Shabani, ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës në Institutin për Fizikë Bërthamore në Universitetin e Kölnit në Gjermani, duke fituar zyrtarisht titullin Doktor i Fizikës Bërthamore.
Puna e tij kërkimore dhe disertacioni shkencor janë vlerësuar me notën më të lartë nga komisioni akademik i përbërë nga profesorët e njohur ndërkombëtarë: Christoph Langer, Dennis Mücher, Kathrin Wimmer dhe Annette Schmidt.
Ky sukses dëshmon përkushtimin e lartë shkencor të Shabanit dhe shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij akademike, duke u kthyer në një lajm krenarie për Luginën e Preshevës dhe një tjetër shembull të lartësimit të të rinjve shqiptarë në qendrat më prestigjioze të Evropës.(INA)
