Fëmijët në Utah nuk do të mund të përdorin rrjetet sociale pa lejen e prindërve
Fëmijët në Utah nuk do të mund të përdorin rrjetet sociale pa lejen e prindërve
Utah është bërë shteti i parë në SHBA që kërkon nga kompanitë e mediave sociale të marrin pëlqimin e prindërve përpara se të lejojnë të miturit të hyjnë në platformat e mediave sociale.
Ligji i nënshkruar dje nga guvernatori i shtetit federal Utah, Spencer Cox, synon të mbrojë fëmijët nga rreziqet e mundshme në internet.
“Ne nuk do të lejojmë më kompanitë e mediave sociale të dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve tanë”, tha Cox.
Ligji kërkon që kompanitë e mediave sociale të verifikojnë që përdoruesit në shtet të jenë 18-vjeç ose më të vjetër për të hapur një llogari.
Përveç kësaj, kompanive u ndalohet të përdorin dizajne ose veçori që çojnë në varësi tek të miturit në platformën e mediave sociale.
Kompanitë mund të gjobiten me 250 mijë dollarë për ekspozimin e fëmijëve ndaj veçorive dhe modeleve që shkaktojnë varësi, plus 2.500 dollarë për çdo fëmijë. /AA/