TË FUNDIT

“Arinjtë” u zgjuan: Pse po ju pengon protesta e rinisë?

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Për një kohë të gjatë, rinia shqiptare u akuzua për mungesë guximi, plogështi, pasivitet dhe letargji. Por sot, kur po zgjohet pas më shumë se dy dekadash “gjumi të thellë”, po përsëri etiketohet e akuzohet.

Kur rinia jonë ngrihet në protestë për të drejtat e saj, ashtu siç bëjnë bashkëmoshatarët e tyre në Paris e në mbarë Evropën, dikujt i pengon dhe habitet. Po a nuk ka treguar historia se ka qenë pikërisht rinia ajo që ka bërë revolucione dhe ka rrëzuar autokratët më të poshtër e të pacipë?

Pse po protestojnë sot të rinjtë dhe studentët shqiptarë? Përgjigja është e thjeshtë, por e dhimbshme:

Mungesa e barazisë sociale, hendeku mes një pakice të privilegjuar dhe shumicës së harruar po thellohet çdo ditë.

Mungesa e meritokracisë, diadema e punës dhe e studimit është zëvendësuar nga militantizmi dhe nepotizmi.

Shërbimet e degraduara, mungesa e kushteve dinjitoze në arsim, shëndetësi dhe në çdo sferë tjetër publike.

Mungesa e perspektivës, shpresa e vetme që u ofrohet shpesh është vetëm biletat e udhëtimit pa kthim drejt Perëndimit.

Korrupsioni dhe kapja e shtetit, korrupsioni i strukturuar që po u vjedh të ardhmen përpara syve.

Protesta e rinisë nuk duhet të jetë thirrje për kaos apo dhunë, por një kërkesë e fuqishme civile për dinjitet, barazi dhe shpresë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *