TË FUNDIT

Inflacioni godet xhepat e qytetarëve të Maqedonisë, çmimet vazhdojnë të rriten

Inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut në shtator të këtij viti arriti në 2,7 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën për 1,7 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Përtej statistikave zyrtare, qytetarët kanë perceptime të ndryshme për shtrenjtimin e produkteve. Disa thonë se çmimet janë rritur ndjeshëm dhe se shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe në produktet e tjera, ndërsa të tjerë vlerësojnë se inflacioni është rezultat i përllogaritjeve të ekspertëve ekonomikë.

“100 për qind janë rritur çmimet. Një kilogram djathtë ka qenë 250 denarë, tani 500 – 600 denarë ose mishi ose të gjitha produktet.

Këto vetëm e gënjejnë popullin. Rritet nafta dhe rriten çmimet tjera se i gjithë transporti bëhet me naftë dhe për atë i hipin”, tha një qytetar.

“Ne i kushtojmë vëmendje të madhe, mendoj se kjo është normale. Kjo është një përllogaritje e bërë nga ekspertë, ekonomistë”, tha një qytetar tjetër.

“Me këtë qeveri gjithçka është e mundur vetëm më lart do të shkojnë edhe çmimet. Kjo nuk dihet, me shumë gjasë, me shumë gjasë”, thotë qytetari.

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shporta minimale sindikale në shtator arriti në 69.432 denarë, 757 denarë më shumë se në gusht. Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, vlera e saj është rritur për 4.355 denarë. Vetëm për ushqim dhe pije, një familjeje i nevojiteshin 25.259 denarë në muaj./Alsat.mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *