TË FUNDIT

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

Të akuzuarit Denis Ceman dhe Gazmend Hyseni kanë pranuar fajësinë, ndërsa Trim Musliu, Kreshnik Musliu, Armend Osaj dhe Fatbardh Abazaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që lidhen me korrupsionin dhe vepra të tjera penale në Telekomin e Kosovës.

Deklarimi i tyre u bë në shqyrtimin fillestar të udhëhequr nga gjyqtarja Violeta Namani-Hajra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, mbrojtësja e Cemanit, avokatja Merita Bajraktari, kërkoi nga gjykata që ta aprovojë pranimin e fajësisë, duke thënë se i mbrojturi i saj ishte konsultuar paraprakisht dhe i kuptonte përfitimet dhe pasojat e pranimit të fajësisë.

Njëjtë deklaroi edhe mbrojtësja e Hysenit, avokatja Arbenita Aliu.

Prokurori special, Rafet Halimi, u pajtua me pranimin e fajësisë dhe i propozoi gjykatës që ta aprovojë atë, ndërsa shpallja e dënimit të bëhet pasi të përfundojë procedura edhe për të akuzuarit e tjerë, meqë Hyseni dhe Ceman janë edhe dëshmitarë bashkëpunues.

Gjyqtarja Namani-Hajra e aprovoi pranimin e fajësisë, duke thënë se ai ishte bërë pas konsultimit të mjaftueshëm me mbrojtësit. Ajo shtoi se shpallja e vendimit ndaj tyre pezullohet deri në përfundimin e procedurës për të akuzuarit e tjerë.

Ndërkaq, të akuzuarve që nuk e pranuan fajësinë iu dha afati prej 30 ditësh për të paraqitur kundërshtimet ndaj provave dhe kërkesën për hedhjen e aktakuzës.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 5 nëntor 2024, Denis Ceman dhe Gazmend Hyseni kishin pranuar fajësinë, por, pas ndryshimit të kryetarit të trupit gjykues, shqyrtimi fillestar filloi nga e para.

Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për Trim Musliun dhe të tjerët?

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 qershor 2024 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuar në këtë rast janë Trim Musliu, Armend Osaj, Denis Ceman, Kreshnik Musliu, Alban Limani, Fatbardh Ajvazi dhe Gazmend Hyseni.

Në dispozitivin e parë të aktakuzës thuhet se Trim Musliu, nga 21 janari 2019 deri më 24 prill 2019, në cilësinë e drejtorit të marketingut në Telekomin e Kosovës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, përvetësoi pasurinë e kësaj ndërmarrjeje. Konkretisht, sipas aktakuzës, ai lidhi kontratë me “Zone Mobile” për furnizim me 239 telefona mobilë, prej të cilëve 153 i përvetësoi për vete. Në një furnizim të dytë prej 16 telefonash mobilë, ai dyshohet se përvetësoi edhe 11 të tjerë, duke arritur në gjithsej 164.847 euro e 83 centë vlerë të telefonave të përvetësuar.

Për këto veprime, Musliu akuzohet për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 425, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se Armend Osaj, nga 3 deri më 30 shtator 2019, në cilësinë e drejtorit të Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, përvetësoi pasurinë e ndërmarrjes. Sipas aktakuzës, ai lidhi kontratë me “Zone Mobile” për furnizim me telefona mobilë, USB dhe modemë, në vlerë prej 207.733 euro e 10 centë. Nga gjithsej 305 telefona të pranuar, ai dyshohet se përvetësoi 48, në vlerë prej 32.692 euro e 32 centë.

Për këto veprime, Osaj akuzohet për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 418, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e tretë të aktakuzës ngarkohen Trim Musliu, Kreshnik Musliu dhe Denis Ceman. Sipas aktakuzës, nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor 2020, në bashkëkryerje, ata përpiluan dokumente të falsifikuara me qëllim që t’i përdornin si origjinale.

Aty thuhet se Trim Musliu, pasi kishte kuptuar se po hetohej, i kërkoi vëllait të tij, Kreshnikut, të përpilonte dokumente të falsifikuara. Sipas Prokurorisë, Kreshniku dhe Denisi shkuan në Pejë dhe Istog, ku u paraqitën me logon e “Valës” te biznese të ndryshme dhe i ftuan të aplikonin për përfitimin e telefonave mobilë. Më pas, dyshohet se ata i vulosën ofertat me vulat e bizneseve dhe ia dorëzuan ato Trim Musliut.

Sipas aktakuzës, në të njëjtën mënyrë vepruan edhe me persona të tjerë, por asnjëri prej qytetarëve nuk pranoi telefona mobilë. Dokumentet e vulosura me vulat e bizneseve, Musliu dyshohet se i dorëzoi në Telekomin e Kosovës dhe në Policinë e Kosovës, me qëllim që t’i shmangej përgjegjësisë penale.

Për këto veprime, Trim dhe Kreshnik Musliu, si dhe Denis Ceman, akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 3 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e katërt të aktakuzës, Armend Osaj akuzohet se, nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor 2020, kishte përpiluar dokumente të falsifikuara me qëllim që t’i përdorte si origjinale. Sipas aktakuzës, pasi kishte kuptuar se po hetohej për përvetësimin e 48 telefonave mobilë, ai dyshohet se kishte përpiluar dokumente sipas të cilave telefonat ishin pranuar nga individë, me qëllim që t’i shmangej përgjegjësisë penale.

Për këto veprime, Osaj akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e pestë të aktakuzës ngarkohen Alban Limani dhe Fatbardh Ajvazi, të cilët, sipas Prokurorisë, nga 21 janari deri më 6 mars 2019, në cilësinë e pronarëve të “Zone Mobile”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, paraqitën fakte të rreme dhe shkelën me vetëdije kushtet e kontratës.

Sipas aktakuzës, ata furnizuan Telekomin e Kosovës me mallra që nuk përputheshin me specifikat e kontratës dhe dorëzuan telefona pa dëshmi për prejardhjen e tyre. Prokuroria pretendon se “Zone Mobile” nuk kishte bërë blerje vendore dhe nuk kishte importe nga shtetet e tjera, ndërsa Telekomi ishte mashtruar se furnizimi me mallra, në vlerë prej 229.715 euro e 50 centë, ishte kryer.

Për këto veprime, Limani dhe Ajvazi akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 335, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e gjashtë të aktakuzës, Limani dhe Ajvazi ngarkohen se, nga 2 deri më 18 shtator 2019, në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të “Zone Mobile”, me rastin e lidhjes së kontratës për furnizim me telefona mobilë, USB dhe modemë, shkelën me vetëdije rregullat e prokurimit publik, duke furnizuar mallra që nuk përputheshin me specifikat e kontratës së lidhur me Telekomin e Kosovës.

Për këto veprime, ata akuzohen për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 3 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e shtatë, Limani dhe Ajvazi akuzohen se, gjatë prillit 2021, paraqitën fakte të rreme për të mashtruar Telekomin e Kosovës lidhur me kontratën për furnizimin me telefona mobilë, USB dhe modemë. Sipas aktakuzës, pasi kishin kuptuar se po hetoheshin, ata, në marrëveshje me Gazmend Hysenin, përpiluan dokumente të falsifikuara. Hyseni dyshohet se lëshoi fatura të rreme, të cilat Limani dhe Ajvazi ia dorëzuan Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej 68.219 euro e 86 centë.

Për këto veprime, Limani dhe Ajvazi akuzohen për veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Në fund, dispozitivi i tetë i aktakuzës ngarkon Gazmend Hysenin se, gjatë prillit 2021, në cilësinë e pronarit të bizneseve “Versacoop” dhe “Kopex”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, lëshoi dokumente të rreme për “Zone Mobile”, duke mashtruar Telekomin e Kosovës lidhur me kontratën për furnizimin me telefona mobilë, USB dhe modemë. Sipas aktakuzës, faturat e tilla Limani dhe Ajvazi ia dorëzuan ATK-së.

Për këto veprime, Hyseni akuzohet për veprën penale “Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin”, nga neni 308, paragrafët 2 dhe 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, i cili pas një pritjeje të gjatë dhe të dhimbshme nga familja, tashmë prehet në paqe pranë të dashurve të tij, në…

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në dy raste të ndara, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Gjilan. Ata dyshohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale, përfshirë…

Prokuroria Speciale dorëzoi aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Skender Llugiqit, i cili kishte bërë thirrje për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës. Ai dyshohet për dy vepra penale…

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se synimet territoriale të Serbisë dhe mungesa e llogaridhënies për sulmin në Banjskë përbëjnë shqetësim serioz…

Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, i cili u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë më 19 prill 1999, është rivarrosur sot në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt. Rrecaj u rivarros, pasi eshtrat e tij u gjetën në varrezën masive në…

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në kuadër të `Tetorit Rozë`, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, po zhvillon aktivitete të shumta informuese dhe edukative në të gjitha rajonet e…

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Arton Berisha, ka bërë të ditur sot se ndërmarrja ka proceduar pagat për punëtorët pas vendimit të Gjykatës Supreme për kthimin në rigjykim të kontestit ndërmjet NPB-së dhe…

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, vizituna në veri të vendit njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta të Policisë…

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është mbajtur ceremonia e certifikimit të 18 operatorëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin njëmujor…

Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë kontestin ndërmjet shoqërive tregtare dhe Ndërmarrjes Publike Banesore. Gjykata miratoi si të bazuara revizionet e paraqitura nga kompanitë “Made Group…

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë po vazhdojnë bashkëpunimin bilateral, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e koncepteve të reja ushtarake. Në kuadër…

Fjalimi i studentes Samanda Toçka gjatë protestës së 15 tetorit në Tiranë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet e të rinjve shqiptarë për të ardhmen,…

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar se vitet e fundit nuk i ka shërbyer interesave shqiptare. Haradinaj, duke folur për qëndrimin e Ramës ndaj…

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, një muaj pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së, tha se tashmë janë bërë hapa konkretë për të…

Katër të akuzuarve pakistanezë, Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, të akuzuar për rrëmbimin e dy shtetasve të huaj në Prishtinë dhe kërkimin e 4 mijë funteve për lirimin e njërit prej tyre, i…

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke thënë se dhuna dhe thirrjet për djegie nuk përputhen me synimin e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian. Lladrovci, i cili në të…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan në lexim të dytë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit. Përmes një shkrimi, Kurti ka theksuar se…

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e rasteve të kancerit të gjirit të diagnostikuara në Kosovë gjatë vitit 2025 janë zbuluar në fazën e parë dhe të dytë të…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të Forumit Ekonomik të Grave, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik…

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit me inicialet B.S., i cili është shpallur fajtor për veprat penale të trafikimit me njerëz dhe lëndimit të lehtë…

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi në Bruksel një takim me rreth 30 përfaqësues diplomatikë nga misionet e përhershme të shteteve anëtare të BE-së, Komisioni Evropian dhe…

Mbi 200 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga pakoja e mbështetjes për energjinë e Bashkimit Evropian, në vlerë totale prej 75 milionë eurosh. Kështu bëri me dije ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në aktivitetin…

Komisioni për Siguri ka miratuar planin e punës për sesionin vjeshtor, ku është përfshirë edhe raportimi i institucioneve kryesore të sigurisë gjatë muajit dhjetor. Megjithatë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin…

Publicisti Rexhep Shahu u ka drejtuar një mesazh studentëve që po protestojnë në Shqipëri, duke i cilësuar ata si shpresë për vendin dhe si zë të ndryshimit. Në reagimin e tij në Facebook, Shahu u bën thirrje studentëve…

Gazetari dhe moderatori i njohur televiziv Adi Krasta është shprehur publikisht për protestat e studentëve që po përfshijnë Tiranën këto ditë. Në një postim në rrjetin social Facebook, të strukturuar në gjashtë pika,…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, së bashku me admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të…

Pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar Bashkimi Evropian. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel citohet të thotë se me këtë Kosova Kosova…

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale hapën një tjetër front mosmarrëveshjesh mes politikës kosovare dhe aleatëve…

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, ku në fokus janë forcimi i bashkëpunimit ushtarak, modernizimi i FSK-së dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të…

Nga 8 deri më 11 tetor, sulmet me dronë ukrainas goditën tri qendra të të dhënave të gjigantit rus Yandex, duke ndërprerë shërbime digjitale dhe duke prekur kompani që mbështeteshin në infrastrukturën e tij. Si mundet…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Konferenca do të mbahet nga ora 12:00, në sallën e konferencave në objektin e vjetër…

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, ka bërë të ditur se gjatë një vizite në terren është përcjellë nga afër ecuria e punimeve për stabilizimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë…

Daut Haradinaj ishte vetë në protestën para Kuvendit. Tetë ditë më vonë, në një studio televizive, tha se protestuesit kishin pasur bomba. Zyrtari i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, i përgjigjet me ironi: radhit akuzat që, sipas tij, i…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar qëndresën e popullit hungarez për liri dhe pavarësi, duke theksuar se përvoja historike e Kosovës e bën të kuptueshme rëndësinë e kësaj vlere për…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen tragjike të katër personave, mes tyre edhe tre shqiptarë, në një aksident në Greqi. Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti kujtoi avokaten e re…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke theksuar se në fund është vepruar ashtu siç ishte paralajmëruar që nga dita e…

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, u takua sot në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, për të diskutuar avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE. Zulfaj…

Cineplexx, së bashku me Womens secret dhe Medical Park, organizoi një mbrëmje bamirësie në kuadër të Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në bashkëpunim me filmin “Dua”, ku të gjitha të ardhurat e…

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e posaçëm të Sulltanatit të Omanit me rang ministri, Shejh Abdulaziz bin Abdullah…

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë si folës në edicionin e 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Republikës së…

Marta Kos kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Do të ishin hap prapa për Kosovën drejt BE-së Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kritikuar ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës,…

Kosova e së ardhmes ndërtohet përmes vendimeve të përgjegjshme të së sotmes. Sot u mbajt Simpoziumi Ndërkombëtar “Vizioni Hapësinor i Kosovës 2050”, i organizuar për herë të parë në Kosovë në…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka pranuar Ligjin për Specialen. Kjo është konfirmuar nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes. Ai deklaroi se presidentja veprimet do t’i ndërmerr brenda afatit ligjor. “Kuvendi i…

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) po vazhdon procesin e konsultimeve me komunat dhe partnerët ndërkombëtarë për hartimin e Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031. Në diskutimin e radhës,…

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënoi sot çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte vandalizmi. Në një postim në rrjetet sociale, OVL-UÇK…

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët që kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar testit kualifikues për prokurorë, se testi do të mbahet të…

​Shehu i kërkon presidentes Shiroka-Pula rezultate konkrete: Kosova nuk mund të humbasë edhe një dekadë

Kosova në krah të Arabisë Saudite, Konjufca: Mbështetja jonë është e palëkundur

Nga Prishtina në Gjilan: Pesë policë nën dyshime për vepra penale

Peci përkujton Ramadan Kelmendin: 13 vite nga ndarja prej jetës së veprimtarit dhe intelektualit të shquar

Fshati, bastion dhe çerdhe e enverizmit!?

Flamuri i Vatikanit në flakë dhe ndërgjegjja e kombit tonë në sprovë

Rikthimi dhe vazhdimi i fuqishëm i “Lëvizjes për Universitetin”

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj ekstravagante në…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar fotografi nga dasma tradicionale shqiptare e vëllait të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *