TË FUNDIT

Një personi në Aeroport i gjenden 84 fishekë, i dyshuari intervistohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të armëmbajtjes pa leje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 18:17.

“Gjatë kontrollit të të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar 84 fishekë”, thuhet në raport.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *