TË FUNDIT

Arrestohet një person në parkingun e QKUK-së, i gjenden kokainë, marihuanë dhe 1,100 euro

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe para të gatshme.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor 2026, rreth orës 21:30.

Gjatë kontrollit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 24.8 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë dhe 1,100 euro para të gatshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar nga Policia si “Posedim i narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *