TË FUNDIT

Fshati, bastion dhe çerdhe e enverizmit!?

Prej shumë vitesh, ashtu si mijëra publicistë e studiues të tjerë e si miliona qytetarë, kam pasur si bashkudhëtarë dyshimin dhe pyetjen nëse Marksi dhe Lenini ishin viktima të gabimeve subjektive në vizione dhe llogari të afërta e të largëta apo të “këshilluar” e të investuar për ta zbatuar teorinë e revolucionit komunist në vende të Lindjes, së pari në Rusi, me popullsi deri në 70-75% me banim dhe origjinë fshatare. Siç dihet, nga zbatimi i kësaj teorie e direktive, komunizmi mbiu dhe lulëzoi në pushtet, në formën e diktaturave, në vende të Lindjes dhe jo në Gjermani, Zvicër, Austri, Francë, Holandë, Belgjikë, Angli, vendet nordike, në Zelandën e Re, Australi, Japoni, Korenë e Jugut…! Kështu, brenda disa dekadave, u ngrit Muri i Madh Kinez i padukshëm dhe më vonë “Muri i Berlinit” (13 gusht 1960-9 nëntor 1989) mes Perëndimit kapitalist dhe demokratik, me nivel të lartë të popullsisë qytetare dhe mirëqenieje, dhe Lindjes komuniste e diktatoriale, me nivele të larta të popullsisë fshatare e të ulëta të mirëqenies. A mund të interpretohet e pranohet kjo si krejt e rastësishme, si rrjedhojë e zgjedhjeve dhe gabimeve njerëzore…???

Pas vitit 1990, ne si vend e si popull jemi viktimë e “zbatimit krijues” nga Enver Hoxha të direktivës së Leninit dhe më vonë asaj të Mao Ce Dunit, “Fshati të rrethojë qytetin” dhe “Fshati të pushtojë dhe sundojë qytetin”!? Për t’u bindur mbi ligësinë dhe antihumanizmin e liderëve të komunizmit, për falsitetin e premtimeve dhe parullave të tyre mashtruese, ndihmon fakti se partitë dhe shtetet gjoja komuniste dhe gjoja socialiste, në vend që të mendonin dhe të përpiqeshin për t’i kapur dhe kaluar vendet kapitaliste për nga nivelet e zhvillimit, mirëqenies, politikës sociale, shtetit ligjor, demokratizimit…, pjesën më të madhe të vlerave monetare të buxheteve të tyre e kanë harxhuar, së pari, për të rritur arsenalet e armatimeve, përfshirë edhe atë bërthamor. Së dyti, për të financuar rrjetet e spiunazhit dhe partitë diversioniste, për të penguar qeveritë e koalicioneve demokratike dhe kapitaliste, të së djathtës dhe qendrës, duke mashtruar kontingjente masive qytetarësh dhe zgjedhësish se këto parti, kukulla të Rusisë e të Putinit dhe të financuara nga Moska e Pekini, do të jenë më të afta e më të dobishme për popujt e Perëndimit, sidomos për t’i shpëtuar nga ushtritë e emigrantëve dhe disa shqetësime në rritje të periudhave të krizave ekonomike, disa të provokuara prej Lindjes komuniste!

Neve, si vend e si popull, në kuadër të marrëveshjeve të liderëve të tri fuqive të mëdha fituese në L2B, na vunë mbi krye Enver Hoxhën, një kukull të Titos, të komanduar dhe kontrolluar nga të dërguarit e tij të parë apo “vëllezërit” e tij, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Kështu, mbetëm në “Ferrin e Lindjes Komuniste”, edhe pas shkëputjes formale, e jo ideologjike e politike, nga Jugosllavia (1948), nga BS-ja dhe nga i gjithë Kampi Socialist (1961)! Nga ky ferr 82-vjeçar nuk kemi dalë as sot e kësaj dite dhe nuk do të dalim derisa të kemi qeveri edramiste, antikombëtare, çnjerëzore…!

Edhe pse Edi Rama me shokë e shoqe qeverisin si mos më keq prej 13 vitesh, duke u bërë vazhdimisht më autoritarist, më i pafre, më i pashpirt, më arrogant, më internacionalist e më globalist dhe gjithnjë e më pak shqiptar, përsëri, në mënyrë të palogjikshme, mbështetjen më të madhe e kanë pasur dhe e kanë nga fshati… Shembulli më i freskët është ai i 23 gushtit 2026, kur disa fshatarë nga Mokra e Pogradecit, me pensione rreth 150-200 euro në muaj, pritën rreth 5 orë për t’u takuar me Edi Ramën, sa për t’i marrë erë…!? Në shenjë mirënjohjeje, qeverisja e Ramës i favorizoi shumicën e fshatrave dhe fëmijët e tyre, duke mbyllur sytë ndaj blerjes së notave, diplomave, vendeve të mira e fitimprurëse të punës në qytete, si dhe ndaj prodhimeve me doza të larta kimikatesh, hormonesh, pluhurash e trafiqeve të shumëllojshme, përfshirë edhe ato të kanabisit, të njerëzve dhe të mallrave kontrabandë në zonat kufitare…

Pra, “armiqtë e jashtëm”, përveç ushtrisë me rreth 40 mijë spiunë shqiptarë nga dokumentet e identifikimit, për të cilët kanë në buxhetin vjetor të shteteve të tyre (Greqia rreth 40 milionë euro, Serbia rreth 30 milionë euro), nuk kanë pasur nevojë të sjellin dhe nuk kanë sjellë ushtri për t’ia bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve këto gjëma që kemi përjetuar në këta 82 vjet, 70 vjet nën qeverisjen e pseudo së majtës dhe 12 vjet nga pseudo e djathta…! Për 82 vjet, ose më ngushtë, për 31 vjet, partia që ka lejuar t’i bëhen para syve e nën hundë këto gjëma Shqipërisë, ka 13 vjet që “fiton” thellë në gjoja “zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike”, në fshatra të largët kodrinorë e malorë, deri në 80-95%, thua se zgjedhësit në këto zona nuk e dinë se në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë dhe qytete të tjera, që nga 11 dhjetori 1991, de jure, “është shembur” komunizmi dhe ekzistojnë PD-ja, pluralizmi, demokracia…! Apo se më 11 prill 1985 ka vdekur Enveri dhe se më 22 mars 1992 “ka ardhur” demokracia???!!! Si ta quajmë këtë dashuri 82-vjeçare të fshatit me “të majtën enveriste”? Thjesht dashuri të skllavit me padronin? Të viktimës me persekutorin dhe xhelatin, ngjashëm si në “Sindromën e Stokholmit” te pengjet në Suedi me pengmarrësit e tyre??? Apo mbetje shumë prapa e poshtë në nivelet e formimit njerëzor, arsimor, kulturor, social, demokratik…?

Jo pak enveristë mund ta mbrojnë dhe justifikojnë këtë dukuri masive të pengmarrjes së vendit, sidomos të fshatit, larg demokratizimit dhe standardeve europerëndimore të emancipimit dhe zhvillimit modern, duke fajësuar PD-në dhe opozitën që nuk kanë arritur të ngjiten në fshatra e të fitojnë mendjet, zemrat dhe votat e banorëve të tyre. Ky justifikim del blof e bie në dhe, qoftë edhe vetëm nga fakti se shumica e tyre kanë nëpër shtëpi televizorë, kompjuterë, celularë…, si dhe djem, vajza, kushërinj, miq… në qytete dhe, pas vitit 1990, nga emigracioni, bij e bija.

Dozat e majtizmit, komunizmit, enverizmit dhe edramizmit, në Shqipëri e në diasporat e saj, deri në SHBA, Kanada, Zelandën e Re, Australi…, kanë efekte të rënda vepruese sidomos te turmat e veteranëve, të ish-aparatçikëve në dikasteret dhe administratën e diktaturës enveriane, si në Ushtri, Ministrinë e Mbrojtjes e të Brendshme, në Sigurim, në kryesitë e ish-organizatave të masave… Këta 13 vjet të mbretërimit të Edi Ramës, edhe në ushtrinë rreth 250-mijëvetëshe të administratës dhe të patronazhistëve, të cilët kanë treguar se për vendet e punës e përfitime të tjera të pista falin jo vetëm votat, por edhe vetveten, atë që kanë më të vlefshme dhe më të dinjitetshme si individë e si familje.

Më e keqja dhe më e pafalshmja është se virusin e tyre të komunizmit ua përcjellin edhe fëmijëve, nipërve dhe mbesave… Kështu që nuk përbën çudi kur takon jo pak fëmijë, adoleshentë dhe të rinj e të reja, ngjashëm apo më tepër enveristë se baballarët dhe nënat, se gjyshërit e gjyshet…, që kanë shitur e shesin pa ndier turp e pa ndier vrasje në ndërgjegje shumëçka…, për ca përfitime të pista individuale e familjare, sipas llogarisë: “Bytha ime të jetë rehat, të tjerat, të kushërinjve dhe komshinjve, u bëfshin me plagë e kallo!”

Deri më 22 mars 1992, këta enveristë apo të majtë të përjetshëm mund të justifikohen se e deshën Enverin dhe enverizmin nga frika e kërcënimeve dhe e rreziqeve për bukën e gojës, ruajtjen e vendit të punës, lirinë dhe shmangien e burgjeve e të torturave nëpër kampet e përqendrimit. Po në këta 34 vjet, kur nuk i kanë mbi kokë dhe nuk i përjetojnë shumicën e këtyre rreziqeve, përse vazhdojnë t’i duan, mbështesin, votojnë e mbrojnë, po njësoj si skllevër apo si kope njerëzore, padronët e tyre partiakë dhe qeverisës socialisto-rilindas, bij e bija, nipër e mbesa, nuse e dhëndurë të ish-partiakëve dhe ish-pushtetarëve të lartë të diktaturës komuniste…???!!!

Disa nga arsyet mund të jenë fati, natyra, gjeografia, demografia, mungesa e industrisë dhe e proletariatit industrial… Më konkretisht, qenia me shekuj e dekada në krahina të thella kodrinore e malore; larg detit, qytetit, shkollës, universitetit, spitalit e shumë më larg Romës, Parisit, Vjenës, Berlinit, Brukselit, Londrës…! Nënkuptohet se përse Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, deri më 1990, nuk lejuan dhe legalizuan lëvizjen masive të popullsisë fshatare drejt qyteteve. Varfëria, niveli i ulët arsimor apo injoranca masive ishin dhe mbeten shtyllat kryesore mbi të cilat ngriheshin themelet e diktaturave komuniste!

Fshatrat, edhe pse të pakësuar ndjeshëm në popullsi nga emigracioni pas vitit 1990, ishin dhe vazhdojnë të jenë edhe në këtë kohë për Edi Ramën me shokë e shoqe “minierat” apo “thesaret” për vota dhe qeverisje jetëgjatë, edhe pse të pafrytshme për mbijetesën e përditshme të shumicës së popullit. Duke iu referuar përbërjes së forcave policore dhe ushtarake që po përdorin dhunë brutale e të pamëshirshme ndaj të rinjve protestues në Tiranë, nëse shihen nga origjina, me shumë gjasa pjesa më e madhe mund të jenë nga familje ose me origjinë fshatare, sepse shumë prej tyre i shohin dhe i trajtojnë njerëzit e tjerë, sidomos ata të qytetit, si mall kopshtesh e trotuarësh ose si kafshë, për t’ua bërë plagë kurrizet…!?

“Majtizmi”, enverizmi dhe edramizmi masiv i fshatit janë shprehur dhe kuptuar gjatë rreth 110 viteve në Rusi e në vendet e tjera komuniste të Lindjes dhe gjatë rreth 36 viteve në Shqipëri, duke mos kuptuar se kështu, duke shkuar si kope para “barinjve enveristë dhe edramistë”, i kanë bërë dhe i bëjnë keq së pari vetes, pastaj qytetit dhe qytetarëve, si dhe gjithë vendit. Edhe në protestat e viteve 1990-1992 për rrëzimin e diktaturës komuniste e për DEMOKRACI, si dhe në protestat e këtyre katër muajve e gjysmë të vitit 2026 për dorëheqjen e Edi Ramës, sidomos në Tiranë, shprehet qartë se fshati po bën masivisht spektatorin dhe ka pjesëmarrje minimale apo të papërfillshme.

Pra, PKSH-PPSH-PSSH ka gjetur për rreth 84 vjet tek “populli i majtë”, masivisht ai fshatar, shesh dhe “barë” dhe ka bërë e po bën me nge dhe kënaqësi përshesh për vete e për “vëllezër ideali”, ballkanas e uralas, ndraghetas, “Arube”, Izraeli, Arabia, nga bota mbarë!

Zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, në vjeshtën e vitit 2026, ofrojnë një mundësi të rëndësishme për të krahasuar dy modele të pushtetit, të cilat, megjithëse kanë dallime të dukshme historike,…

Presidentja përballet me një vendim që tejkalon dekretimin e një ligji: a do të mbizotërojë përgjegjësia kushtetuese apo pritshmëria e partive që e zgjodhën? Marrëveshja politike e 6 tetorit i dha Kosovës një presidente…

Duke i përcjellë me vëmendje protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë, dhunën, tensionet dhe gjuhën e ashpër politike, më erdhi ndër mend thënia e njohur që i…

Shumë analistë politikë perëndimorë dhe vendas analizojnë skenarë të ndryshëm për mënyrën se si do të duket realiteti politik dhe shoqëror në Serbi pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 25…

Universiteti shqiptar nuk po vuan vetëm nga kriza e dijes, por edhe nga uzurpimi politik i katedrave, ku militantizmi, bindja partiake dhe servilizmi po përpiqen të zëvendësojnë meritën, integritetin dhe lirinë akademike. Ka një tragjedi që nuk…

Gjendja e krijuar në Tiranë është tepër shqetësuese dhe kërkon reflektim serioz politik e qytetar. Pamjet e pasurisë publike dhe private duke u dëmtuar, të institucioneve duke u sulmuar dhe të pronës së përbashkët duke u…

Ajo që po ndodh në Tiranë dhe në Shqipëri na dhemb të gjithëve, veçanërisht neve që jetojmë larg atdheut, por që e kemi Shqipërinë gjithmonë në zemër. Pamjet e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë,…

Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet një hapësirë ku e kaluara historike, interesat gjeopolitike dhe projektet e papërfunduara shtetërore ndikojnë fuqishëm në politikën e së tashmes. Përkundër proceseve të integrimit…

Rinia, studentët dhe i gjithë kombi sot, më shumë se kurrë, duhet të protestojnë në emër të lirisë, patriotizmit, moralit, dinjitetit, drejtësisë, humanitetit dhe unitetit, si dhe të realizojnë porositë dhe amanetin e…

Unë jam vetëfm një shqiptaro-amerikan dhe nuk flas në emër të askujt. Por ndonëse në moshë, gjithnjë kam një zë si qytetar i lirë i këtij vendi të madh e demokratik, dhe si i tillë, atë zë do ta përdori,…

Tirana edhe sot është në flakë! Kështu shkruajnë shumica e medieve botërore! Është e dhimbshme kur sheh skenat me tymnaja nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar nga Prishtina, por, njëkohësisht, është edhe një lloj…

Shqipëria dhe Kosova janë të rraskapitura dhe të tradhtuara nga pabesitë e Ramës. Shqipëria nuk mund t’ia falë kurrsesi Ramës privatizimin e shtetit për veten dhe oligarkët e tij; njollosjen e imazhit të vendit me akuzat për…

Në një raport të ri të hetojmë se sa fort janë të ankoruar mbikëqyrësit demokratikë Kosovës. Ne hartojmë dobësitë ligjore, organizative dhe financiare të nëntëmbëdhjetë mbikëqyrësve…

Dëgjo Edi, pasi Zoti e shikoi videon tënde në Facebook, autorizoi Këshillin Hyjnor që nëpërmjet Lis Bukurocës, të përgjigjet në emër të tij. Ai tha: „Edi, të kam bërë të gjatë për…

O Shqipëri, tokë e ëndrrave të mëdha, e sakrificave të panumërta dhe e shpresave që brezat i kanë mbajtur gjallë edhe në ditët më të vështira. Pse duhet të të shohim përsëri të lënduar, me…

Shqipëria është më e madhe se çdo parti, më e rëndësishme se çdo mandat dhe më e çmuar se çdo pushtet! Partitë vijnë e ikin, mandatet fillojnë e mbarojnë, pushtetet ngrihen e bien, por Shqipëria dhe populli…

Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e një shoqërie. Cilësia e tij përcakton jo vetëm nivelin e përgatitjes profesionale të brezave të rinj, por edhe aftësinë e një shteti për të zhvilluar…

Është pritur se do na gjej kjo ditë. Unë pas shumë përpjekjesh, kalkulimeve dhe netëve pa gjumë, e dhashë dorëheqjen. Po luftoi dhe mbetem me shpresë se tash e tutje do të emërohem si kryeministër. Ti miku im ende je në…

Natën e 6 me 7 tetor, pak pas betimit, Justina Shiroka Pula u tha qytetarëve se do të jetë presidente e të gjithëve. Ishte premtimi i duhur për një presidente të zgjedhur nga një marrëveshje e kontestuar. Një javë më vonë,…

– Ah si nuk e kam një grusht të fuqishëm, / T’i bie m’u në zemër malit që s’bëzanë! Ky varg i fuqishëm nga Migjeni ynë, më erdhi ndërmend vetiu, ndërsa po ndiqja zhvillimet nga prostesta studentore e së…

Dje Tiranës iu vu flaka. Protestuesit, kryesisht studentë, duke parë se protesta e flamingove po dobësohej vazhdimisht, vendosën që të protestojnë ndryshe. Në kuptimin simbolik kryeqytetit iu vu flaka, sepse kudo që u shpërndanë…

Me 13 tetor 2026 filloi protesta e tretë e madhe studentore, pas asaj të parë të dhjetorit 1990 dhe asaj të dytës të vitit 2018. Të tria kanë si kauzë “Poshtë komunizmi”, demokracinë, “Shqipërinë etnike”,…

Edi Rama ka vetëm një mundësi të tregojë lidership. Duhet të dorëhiqet. Kombi i ndarë shqiptar, pas sulmit dinak të Speciales kundër UÇK-së dhe Kosovës, është në betejë me rëndësi dhe Edi Rama duhet…

Katedra universitare duhet të jetë tempulli i dijes, i mendimit të lirë dhe i kërkimit shkencor, jo një territor i mbyllur, i ndarë mes grupeve të interesit dhe i administruar sipas logjikës së pushtetit. Por kur interesat personale, lidhjet…

Për të kuptuar thellësinë e pengesave aktuale që bllokojnë ecjen e natyrshme europiane të Dardanisë dhe Arbërisë, është e domosdoshme të kthehemi te modeli i parë dhe më i rëndësishëm i shtetbërjes…

Për përballimin e protestave masive, më së shumti të rinisë studentore, gjatë rreth 8 orëve më 12 tetor 2026, policia e Edi Ramës- Ervin Demos- Skënder Hitajt… përdori dhunë të ngjashme si policia e Ramiz Alisë, Simon…

Propozimi financiar i Qeverisë së Kosovës, i bërë publik nga senatori Dick Durbin, e kthen idenë e një baze të përhershme amerikane në një temë konkrete diplomatike. Prishtina po i ofron Uashingtonit pikërisht atë që ai u…

Kam frikë se jemi një shoqëri me plot të meta, me përmasa patologjike, të cilat po e tronditin shtetin dhe kombin. Këto tendenca, të cilat po shfaqen kohë pas kohe dhe po shndërrohen në një katastrofë të krimit, duke u marrë…

Rusia me agresionin ndaj Ukrainës, e prishi përfundimisht ëndrrën për një Evropë pa luftë. Tash kjo ëndërr e prishur, po rrezikon që Rusia ta zgjeroj agresionin edhe ndaj EU, me pretekst se financiarisht e ushtarakisht po e ndihmojnë…

Më 12 tetor, brenda pak orësh, u dëgjuan dy qëndrime që nxorën në pah përplasjen e re mes Prishtinës dhe Brukselit. Në Luksemburg, para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, komisionarja për Zgjerim, Marta Kos,…

Është vërtet e çuditshme: sapo kapin një post drejtues, disa njerëz duket sikur bëhen menjëherë profesorë! Falë postit që mbajnë, kërkojnë menjëherë titullin "profesor" dhe sillen sikur kanë…

Mbështetet në një barazpeshë të saktë institucionale,. përballë perspektivës së zgjerimit të ardhshëm i cili mund ta rrisë BE-në në më shumë se 30 shtete anëtare, Së fundmi Komisioni Evropian ka paraqitur…

Në një intervistë për “Bota sot”, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka vlerësuar se bashkimi politik i shqiptarëve në Serbi dhe dorëzimi i listës së përbashkët zgjedhore synojnë forcimin e përfaqësimit të…

Sinqerisht na vjen keq për bashkëqytetarët maqedonas të cilët janë në hall të madh me identitetin e tyre kombëtar, Greqia mijëvjeçare e parahistorike territorin e Maqedonisë e njeh si pjesë gjeografike e jo identitare…

Këtë shkrim më nxiti ta shkruaj për t’i tërhequr vëmendjen, së pari, politikës shqiptare, që të marrë leksion dhe mësim se si duhet t’i shërbehet kombit dhe atdheut; të marrë mësim nga trashëgimia e…

Nuk i përkas asnjë subjekti politik dhe nuk e shoh të nevojshme që mendimet e mia të arsyetohen përmes ndonjë përkatësie partiake. Kam zgjedhur të shprehem përmes shkrimeve, analizave dhe qëndrimeve të mia, duke trajtuar…

Deklarata e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq, se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”, e bërë gjatë një tubimi elektoral në Rashkë më 7 tetor 2026, është shumë më tepër…

Tani, pasi u qartësua problemi i votimit të Ligjit për Specialen dhe çështja e zgjedhjes së Presidentes, para institucioneve të formuara, duket se ka shumë punë për t’u bërë. Dhe nëse konstatojmë se deri më tani…

Prokuroria kërkon gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, të cilat të vuhen pas dënimit për krime lufte. Ajo e akuzon për përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët. Mbrojtja kërkon pafajësi dhe pohon se bisedat në…

Fidan Jupolli mburret me veturën e tij luksoze aq zhurmshëm, saqë, po ta dëgjonin majmunët e xhunglës, do të mendonin se Tarzani sapo është kthyer nga safari me trofeun e shekullit. Sipas tij, vetura luksoze qenka fryt i punës së tij të…

Protestat janë e drejtë fundamentale e demokracisë për shprehjen e pakënaqësive dhe kërkesave legjitime, sikurse edhe ato që i organizoi për 21 ditë PAN-i dhe OVL-UÇK-ja me «degët» e tyre «Liria ka emër» dhe…

Shqiptarë, mos rrini indiferentë, sepse askujt në botë nuk i intereson më shumë se vetë shqiptarëve që Shqipëria të ndryshojë. Askush, sado mik që ta kemi, nuk i ndien aq shumë hallet, problemet dhe të drejtat tona. Prandaj,…

Ka ardhur një kohë e çuditshme, kur peshorja e vlerave është thyer, por askush nuk nxiton ta riparojë. Në njërën anë qëndron mësuesi, me vite të tëra sakrifice, me duar që kanë shfletuar libra dhe me një zë…

Natën e 6 me 7 tetor, pak minuta pas mesnatës, Kosova mori presidenten e re. Në sallën e Kuvendit, gëzimi ishte i dukshëm, por askund nuk u pa më haptas se në radhët e PDK-së. Përshëndetjet ishin të ngrohta. Mes tyre ishte edhe…

Çfarë do të ndodhte sikur akademikja dhe ekonomistja Justina Shiroka-Pula, në orët e vona të 6 tetorit 2026, ta refuzonte ofertën për t’u bërë Presidente e Republikës së Kosovës? Kjo pyetje nuk është thjesht…

Deklarata se flamuri serb do të valojë një ditë mbi Prizren rikthen në vëmendje pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe ngre pikëpyetje serioze për përkushtimin e Beogradit ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve. Deklarata…

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, më 19 janar 2000, Ekrem Rexha – Komandant Drini, deklaroi se Prizreni ishte çliruar pa pëlqimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai kritikoi gjithashtu…

Vuçiqi, telefonat Ramës: Unë po e sulmoi Kosovën, ti sulmoi studentët !

Kur diploma nuk dëshmon dijen, kush mban përgjegjësi?

Fshati, bastion dhe çerdhe e enverizmit!?

Flamuri i Vatikanit në flakë dhe ndërgjegjja e kombit tonë në sprovë

Rikthimi dhe vazhdimi i fuqishëm i “Lëvizjes për Universitetin”

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj ekstravagante në…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar fotografi nga dasma tradicionale shqiptare e vëllait të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *