TË FUNDIT

Gjykata Speciale hap një tjetër përplasje me aleatët

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale hapën një tjetër front mosmarrëveshjesh mes politikës kosovare dhe aleatëve perëndimorë.

Këtë herë, përplasjet nuk kufizohen te Qeveria e Albin Kurtit.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila për vite e kritikoi kryeministrin për tensionet me partnerët ndërkombëtarë, tani kundërshton publikisht qëndrimet e diplomatëve perëndimorë dhe vlerësimin e Bashkimit Evropian se ndryshimet ligjore bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Analistët dallojnë në vlerësimet nëse politika kosovare po bëhet më e gatshme t’i kundërshtojë qëndrimet e aleatëve perëndimorë.

Daniel Serwer, nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, sheh një prirje të tillë, të cilën e lidh me përpjekjet në rritje për të afirmuar sovranitetin e Kosovës.

“Po, mendoj se kjo po bëhet politikisht më e pranueshme, e nxitur nga një interesim gjithnjë e më i madh për të pohuar sovranitetin”, thotë Serwer për Radion Evropa e Lirë.

Ai i sheh mosmarrëveshjet për Gjykatën Speciale në një kontekst më të gjerë, ku përfshin edhe përplasjet e mëhershme të Qeverisë Kurti me aleatët lidhur me veriun e Kosovës.

“Sipas mendimit tim, PDK-ja ka arsye të mira për ta sfiduar Gjykatën Speciale. Nuk është e habitshme që po e bën këtë – së bashku me Vetëvendosjen”, thotë ai.

Por, Lulzim Peci, drejtor i Institutit për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), nuk i sheh kundërshtimet publike të përfaqësuesve të PDK-së si dëshmi të ndryshimit të orientimit të politikës së jashtme të Kosovës.

Sipas tij, përgjegjësinë për këtë politikë e ka Qeveria, ndërsa deklaratat e një partie opozitare nuk përbëjnë qëndrim zyrtar të shtetit.

“Derisa Qeveria nuk merr hapa konkretë për zbatimin e ligjit, situata do të mbetet në pikën e përplasjes verbale. Në momentin kur Qeveria ndërmerr veprime për zbatimin e ligjit, ky do të jetë një hap drejt përplasjes”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë i nxiti mosmarrëveshjet e reja?

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë – të njohura si Gjykata Speciale – shpallën fajtorë për krime lufte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke i dënuar me burgim nga 13 deri në 25 vjet.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Shtetet e Bashkuara kërkuan respektimin e tij dhe shmangien e retorikës nxitëse, ndërsa Bashkimi Evropian bëri thirrje për respektimin e pavarësisë së gjykatës.

Kryeministri Kurti e cilësoi aktgjykimin si “padrejtësi të papranueshme”, por reagimet më të drejtpërdrejta ndaj diplomatëve perëndimorë erdhën nga PDK-ja, e cila ishte në pushtet kur u krijuan kushtet për themelimin e gjykatës në vitin 2015.

Kryetari i saj, Bedri Hamza, u kërkoi ambasadorëve të vendeve aleate të kontribuojnë në, siç tha ai, pasqyrimin e drejtë të situatës.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, shkoi më tej, duke kritikuar direkt ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, pasi ai theksoi se dënimet në Hagë lidhen me përgjegjësinë penale individuale.

“Mos na qitni hi syve ”, shkroi Çitaku në rrjetet sociale, duke pretenduar se UÇK-ja ishte cilësuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe se aktgjykimi nuk mund të reduktohej në përgjegjësinë e katër individëve.

Trupi gjykues konstatoi pjesëmarrjen e katër të akuzuarve në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, por theksoi se procesi nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së apo synimin e saj për pavarësinë e Kosovës.

Përplasjet u thelluan pas 6 tetorit, kur Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të iniciuara nga PDK-ja.

Ndryshimet parashohin, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të gjykatës, dënim maksimal prej 15 vjetësh burgim dhe mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë.

Bashkimi Evropian deklaroi se ligji bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe kërkoi respektimin e mandatit dhe pavarësisë së gjykatës, si dhe garantimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre.

Por, deputeti i PDK-së dhe iniciuesi i ndryshimeve, Përparim Gruda, e kundërshtoi këtë vlerësim.

“Jemi të bindur që ky ligj nuk e shkel asnjë obligim që Kosova e ka marrë dhe jemi ballëhapur para bashkësisë ndërkombëtare” , deklaroi ai më 7 tetor.

Çitaku tha se “është normale” që me aleatët të ketë mospajtime.

“Është shumë e rëndësishme të diskutojmë”, tha ajo.

Nga përplasjet për veriun te Gjykata Speciale

Mospajtimet me aleatët perëndimorë, që luajtën rol vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe mbështetën shtetndërtimin e saj, nuk janë të reja për Qeverinë Kurti.

Në vitet e fundit, ato u përqendruan kryesisht te veprimet e institucioneve të Kosovës në veriun me shumicë serbe – përfshirë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në vitin 2023 dhe mbylljen e institucioneve të mbështetura nga Serbia.

Qeveria i arsyetoi këto veprime me ushtrimin e sovranitetit dhe shtrirjen e sundimit të ligjit, ndërsa partnerët perëndimorë kritikuan mungesën e koordinimit dhe rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve.

Vetë Kurti këmbëngulte se marrëdhëniet me aleatë nuk nënkuptojnë pajtim për çdo çështje.

Por, mosmarrëveshjet shkuan përtej shkëmbimit të deklaratave, duke sjellë edhe pasoja diplomatike.

Në vitin 2023, Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës, duke pezulluar vizitat e nivelit të lartë dhe pjesë të bashkëpunimit financiar.

Vitin e kaluar, SHBA-ja pezulloi nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën.

PDK-ja ishte ndër partitë që kritikuan zëshëm Qeverinë Kurti për, siç thuhej, dëmtimin e marrëdhënieve me aleatët.

Mes kundërshtimit dhe ruajtjes së raporteve me aleatët

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, zëvendëskryetar i parë i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë se reagimet e fundit të partisë së tij duhet të mirëkuptohen.

Ai kujton se partnerët perëndimorë kishin mbështetur themelimin e Dhomave të Specializuara më 2015 dhe, sipas tij, duhet të tregojnë mirëkuptim edhe për ndryshimet e tanishme në ligj.

“Nëse atëherë është mbështetur dhe përkrahur, do të duhej edhe tash të ketë përkrahje dhe mbështetje”, thotë Reçica për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai thekson rëndësinë e ruajtjes së komunikimit të kujdesshëm dhe institucional me partnerët ndërkombëtarë.

“Ne, si çdoherë, rreth situatave që kanë qenë po aq të komplikuara, mbase edhe më të komplikuara, e kemi ruajtur gjakftohtësinë dhe komunikimin. Do të duhej të rikthehemi pikërisht tek ajo formë dhe mënyrë e komunikimi t”, thotë ai.

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se përplasjet e viteve të fundit tani po marrin një dimension tjetër, me përfshirjen e PDK-së.

“Dhomat e Specializuara e kanë nxjerrë në sipërfaqe këtë raport edhe me PDK-në. Pak a shumë është zgjerim i këtyre raporteve të kushtëzuara” , thotë Haziri për Radion Evropa e Lirë.

Ai paralajmëron se vazhdimi i përplasjeve mund të nxisë kërkesa të tjera politike, deri te zhbërja e Dhomave të Specializuara.

Sipas tij, Kosova duhet të shmangë përplasjet verbale dhe të rikthejë mirëbesimin me aleatët, ndërsa edhe BE-ja t’i trajtojë shqetësimet për funksionimin e gjykatës.

Për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, përplasjet e tanishme janë pasojë e vendimeve të vitit 2015, kur partia e saj kishte kundërshtuar themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Atëherë ne e kemi përballuar presionin. Edhe tash e përballojmë. Tash, le ta bëjë luftën PDK-ja. Le t’i bëjnë ballë presionit institucionet shtetërore”, thotë Kadrijaj.

A mund të ketë pasoja për Kosovën?

Të mërkurën, më 15 tetor, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia përcolli presidentes Justina Shiroka Pula për dekretim ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Presidentja ka tetë ditë kohë për të vepruar.

Por, mbetet e paqartë se si do të ndikojnë ndryshimet ligjore në funksionimin e gjykatës dhe në marrëdhëniet e Kosovës me partnerët perëndimorë.

Për Pecin, rreziku kryesor nuk qëndron te deklaratat e politikanëve, por te mundësia që mosmarrëveshjet të shndërrohen në përplasje institucionale.

Dhomat e Specializuara funksionojnë brenda sistemit juridik të Kosovës, ndërsa mandati dhe pavarësia e tyre mbështeten edhe në dispozitat kushtetuese dhe në detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Sipas Pecit, nëse institucionet e Kosovës ndërmarrin hapa për zbatimin e dispozitave që kufizojnë kompetencat e gjykatës, mosmarrëveshjet me Bashkimin Evropian mund të thellohen.

Një tjetër pikë e mundshme përplasjeje, sipas tij, është kërkesa eventuale që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara t’i vuajnë dënimet në Kosovë.

Një ditë më herët, më 14 tetor, Qeveria themeloi edhe një grup punues për hartimin dhe koordinimin e një strategjie shtetërore për procedurat e apelit në Hagë, me synim bashkërendimin e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike.

Megjithatë, krijimi i këtij grupi nuk nënkupton vetvetiu zbatimin e ndryshimeve ligjore që kundërshtohen nga BE-ja.

Qeveria nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me mosmarrëveshjet me partnerët perëndimorë.

Peci vlerëson se një moment tjetër vendimtar për zhvillimin e këtyre raporteve mund të jetë rezultati i apelit për katër ish-drejtuesit e UÇK-së.

“Nëse aktvendimi do të jetë lirues, kjo çështje mbyllet me kaq. Por, nëse nuk është lirues, atëherë do të fillojë përplasja edhe më e madhe” , thotë ai.

Serwer, në anë tjetër, thekson rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të Kosovës me BE-në dhe NATO-n, veçanërisht për pozitën e saj ndërkombëtare dhe sigurinë.

“Kosova duhet të sigurojë që marrëdhëniet e saj me BE-në dhe NATO-n të mbeten të forta. Kjo është e vështirë kur Prishtina këmbëngul në pohimin e sovranitetit të saj, por konsultimet dhe koordinimi mund të shmangin shumë nga kurthet dhe problemet e mundshme” , thotë ai.

Për momentin, BE-ja nuk ka të paralajmëruar ndonjë masë konkrete ndaj Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Megjithatë, kundërshtimet e saj u shoqëruan me paralajmërime për rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit në procesin e integrimit evropian.

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Zgjerimi evropian po ecën përpara. Nëse vendet kandidate bëjnë hapa prapa, ato nuk janë në rrugën e duhur dhe nuk do të mund të bëhen anëtare të BE-së”, tha komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, më 12 tetor. / REL

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, së bashku me admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të…

Pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar Bashkimi Evropian. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel citohet të thotë se me këtë Kosova Kosova…

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, ku në fokus janë forcimi i bashkëpunimit ushtarak, modernizimi i FSK-së dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të…

Nga 8 deri më 11 tetor, sulmet me dronë ukrainas goditën tri qendra të të dhënave të gjigantit rus Yandex, duke ndërprerë shërbime digjitale dhe duke prekur kompani që mbështeteshin në infrastrukturën e tij. Si mundet…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Konferenca do të mbahet nga ora 12:00, në sallën e konferencave në objektin e vjetër…

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, ka bërë të ditur se gjatë një vizite në terren është përcjellë nga afër ecuria e punimeve për stabilizimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë…

Daut Haradinaj ishte vetë në protestën para Kuvendit. Tetë ditë më vonë, në një studio televizive, tha se protestuesit kishin pasur bomba. Zyrtari i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, i përgjigjet me ironi: radhit akuzat që, sipas tij, i…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar qëndresën e popullit hungarez për liri dhe pavarësi, duke theksuar se përvoja historike e Kosovës e bën të kuptueshme rëndësinë e kësaj vlere për…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen tragjike të katër personave, mes tyre edhe tre shqiptarë, në një aksident në Greqi. Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti kujtoi avokaten e re…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke theksuar se në fund është vepruar ashtu siç ishte paralajmëruar që nga dita e…

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, u takua sot në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, për të diskutuar avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE. Zulfaj…

Cineplexx, së bashku me Womens secret dhe Medical Park, organizoi një mbrëmje bamirësie në kuadër të Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në bashkëpunim me filmin “Dua”, ku të gjitha të ardhurat e…

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e posaçëm të Sulltanatit të Omanit me rang ministri, Shejh Abdulaziz bin Abdullah…

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë si folës në edicionin e 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Republikës së…

Marta Kos kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Do të ishin hap prapa për Kosovën drejt BE-së Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kritikuar ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës,…

Kosova e së ardhmes ndërtohet përmes vendimeve të përgjegjshme të së sotmes. Sot u mbajt Simpoziumi Ndërkombëtar “Vizioni Hapësinor i Kosovës 2050”, i organizuar për herë të parë në Kosovë në…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka pranuar Ligjin për Specialen. Kjo është konfirmuar nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes. Ai deklaroi se presidentja veprimet do t’i ndërmerr brenda afatit ligjor. “Kuvendi i…

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) po vazhdon procesin e konsultimeve me komunat dhe partnerët ndërkombëtarë për hartimin e Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031. Në diskutimin e radhës,…

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënoi sot çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte vandalizmi. Në një postim në rrjetet sociale, OVL-UÇK…

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët që kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar testit kualifikues për prokurorë, se testi do të mbahet të…

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të marrë pjesë në Grupin Punues të formuar për hartimin e mbrojtjes në shkallën e dytë të Gjykatës Speciale, ka konfirmuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Ai bëri të ditur…

Presidentja Shiroka Pula takon profesorin amerikan Edward Joseph, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor të…

Institucioni i Avokatit të Popullit i Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke thënë se ekzistenca e Zyrës së Avokatit të Popullit në Hagë nuk e përjashton mandatin kushtetues të…

Deputeti i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lazar Radulloviq, ka akuzuar Listën Serbe se ka tentuar ta pengojë zgjedhjen e tij si deputet dhe ta frikësojë përmes presioneve dhe sulmeve. Gjatë fjalimit të tij sot në Kuvendin e…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në promovimin e dy veprave shkencore të akademik Hivzi Islamit, “Kosova-transicioni i fundit demografik në Evropë” dhe “Studime demografike dhe sociologjike për Kosovën dhe…

Deputetët e PDK-së, LDK-së, Aleancës dhe Listës Serbe nuk ishin në sallë gjatë votimeve. Kurti paralajmëron rikthimin e Kodit Civil dhe fondet për ish-krerët e UÇK-së në buxhetin e vitit 2027. Kuvendi i Kosovës e…

Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, tha se asgjë nuk e ndryshon faktin se Kosova bashkë me Kroaci0në e Bosnje Hercegovinën ishin viktimat e agresionit të regjimit të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Këtë deklaratë ai e…

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC zhvilloi takime me përfaqësues të lartë qeveritarë nga disa shtete, ndërsa në fokus ishin investimet, digjitalizimi dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me…

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e rigjykimit të Endrit Nikës, i cili po akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase Maria Clara Urdangaray. I dyshuari ngarkohet nga prokuroria, se e ka hedhur të…

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se i mbështet shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në aspektin politik por edhe në atë material dhe financiar. Kurti pas seancës së sotme të Kuvendit tha se e…

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), admirali George M. Wikoff, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë vizituar sot…

Deri në fillim të javës së ardhshme do të funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e dytë të apelit në Hagë. Kjo u bë sot e ditur nga shefja e deputetëve të…

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe protestat në Tiranë, duke drejtuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në një reagim në Facebook, Dosti shprehet se vendi ka…

Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit ka përgatitur hapat e radhës të procesit të rekrutimit të prokurorëve të rinj, duke përfshirë caktimin e datës së testit kualifikues dhe publikimin e listës së…

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në Grupin Punues të formuar për Gjykatën Speciale. Ai tha se i ka propozuar shefes së grupit parlamentar që në këtë grup të…

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet në…

Në një lidhje live për Euronews Albania, eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier, i pyetur nga gazetarja Esmeralda Mulaj nëse armatosja e Serbisë dhe bashkëpunimi i saj me Rusinë dhe Kinën përbëjnë shqetësim për Europën dhe…

Me 61 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. Në këtë projektligj janë…

Ambasadorja Heleni Vakali ka përfunduar mandatin e saj si shefe e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë. Me këtë rast, ajo ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen dhe miqësinë e treguar gjatë mandatit të saj,…

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar të enjten një hulumtim parlamentar me gjashtë propozime për amendamentimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve në Kosovë, duke thënë se gjatë gjashtë vjetëve të fundit nuk janë ndërmarrë reforma strukturore dhe…

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë protestave në Tiranë, duke i cilësuar verimet si në akte…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Kodi Civil do të rikthehet për shqyrtim në Kuvend, ndërsa ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të mblidhet grupi punues në Ministrinë e…

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar që Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare të procedohet në Kuvendin e Kosovës para afatit të paraparë nga Qeveria, më 30…

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të policisë gjatë protestave në Shqipëri, duke i cilësuar pamjet e dhunës ndaj protestuesve si të papranueshme dhe duke ngritur akuza të rënda për mënyrën e ndërhyrjes…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe ia ka përcjellë atë presidentes, Justina Shiroka Pula, për…

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim mentorin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë për Ekipet e Përbashkëta Hetimore, Kontrabandim me Njerëz dhe Krimit te Organizuar, Alan Edwards, i shoqëruar nga Zyrtarja…

​Shehu i kërkon presidentes Shiroka-Pula rezultate konkrete: Kosova nuk mund të humbasë edhe një dekadë

Kosova në krah të Arabisë Saudite, Konjufca: Mbështetja jonë është e palëkundur

Komandanti i FSK-së në SHBA, takime në Pentagon e me Gardën Kombëtare të Ajovës

Peci përkujton Ramadan Kelmendin: 13 vite nga ndarja prej jetës së veprimtarit dhe intelektualit të shquar

Fshati, bastion dhe çerdhe e enverizmit!?

Flamuri i Vatikanit në flakë dhe ndërgjegjja e kombit tonë në sprovë

Rikthimi dhe vazhdimi i fuqishëm i “Lëvizjes për Universitetin”

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj ekstravagante në…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar fotografi nga dasma tradicionale shqiptare e vëllait të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *